Saga e studentit amerikan - U burgos nga Koreja, Otto Warmbier s’ka shenja helmimi apo botulizmi
16/06/2017 - 10:23 Nga: Xhoi Zajmi

Studenti amerikan i liruar së fundmi nga Koreja e Veriut pas më shumë se 15 muajsh burgim, nuk tregon asnjë shenjë të botulizmit.

Kjo është ajo që një skuadër doktorësh amerikanë kanë zbuluar tek 22-vjeçari Otto Warmbier, i cili më herët gjatë kësaj jave u kthye në Shtetet e Bashkuara, në gjendje kome.

Sipas regjimit koreano-verior, koma e të riut u shkaktua vitin e kaluar nga botulizmi dhe një ilaç për gjumin që ai mori pas gjyqit të tij.

22-vjeçari nuk ka folur që prej rikthimit të tij në shtëpi dhe doktorët thonë se ai nuk tregon shenja se kupton gjuhën që i flitet dhe ka humbje të mëdha të indeve të trurit.

Sipas analizave të kryera nga doktorët, Warmbier nuk tregon shenja të abuzimit fizik gjatë burgosjes së tij në Korenë e Veriut.

 Doktorët besojnë se gjendja e tij ka ardhur nga një ndalim i frymëmarrjes, që shkaktohet nga mungesa e oksigjenit dhe gjakut në tru.

Botulizmi është një lloj helmimi që mund të shkaktojë paralizë tërësore të trupit, vështirësi në frymëmarrje e madje edhe vdekje në disa raste.

Bakteri që shkakton sëmundjen, lëshon një lloj helmi që njihet për përdorimin e tij tek botoksi, që heq rrudhat duke paralizuar muskujt e fytyrës.

Otto Warmbier u arrestua në janar 2016 ndërkohë që vizitonte Korenë e Veriut si turist. Ai u dënua me 15 vjet burg pasi u përpoq të vidhte një parrullë propagandistike nga një hotel.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close