Vdes gruaja, ra nga ballkoni i Katedrales
11/10/2017 - 17:42

Një grua në Londër ka humbur jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i katedrales St.Paul në Angli. Ajo u rrëzua nga një lartësi prej 30 metrash dhe u deklarua e vdekur brenda pak minutash mëngjesin e sotëm.

Katedralja u mbyll pasi shërbimet e emergjencës duhet të investigonin për incidentin. Policia ka njoftuar se rasti nuk trajtohet si i dyshimtë, por shkaqet nuk janë zbardhur akoma.

Në një njoftim u tha: “Katedralja shpreh ngushëllimet për vdekjen e një vizitoreje mëngjesin e 11 tetorit. Stafi mjekësor erdhi menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me policinë. Sot do të mbetet e mbyllur dhe të gjitha takimet janë anulluar, për tu rihapur me lutjen e mëngjesit të nesërm në 7.30.”

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter