Vritet trafikanti i drogës, më i kërkuari në Kolumbi
01/09/2017 - 22:39

Forcat kolumbiane të sigurisë  të ndihmuara edhe nga ushtria kanë vrarë Roberto Vargas, një nga trafikantët më të kërkuar të drogës. 

Lajmin për ekzekutimin e tij e konfirmoi edhe Presidenti Juan Manuel Santos në Twitter.

Në operacionin e ekzuekutimit  kanë mbetur të vrarë edhe 12 anëtarë të kartelit të kokainës.

Vargas ishte kthyer në numrin dy të kartelit të Gjirit, më i rëndësishmi në vend e që përveç drogës kontrollon edhe “biznesin” e shfrytëzimit të minerareve ilegale.

Klani i Gjirit, i cili zë rreth 70% të prodhimit të kokainës në Kolumbi, lindi nga mbetjet e një grupi paramilitar të paligjshëm të krahut të djathtë që luftoi rebelët gjatë konfliktit civil gjysmë shekullor.

Për kokën e tij ishte vendosur një shpërblim prej 165  milionë dollarësh.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter