Zjarr në Kaliforni, 10 persona të vdekur, mbi 20 mijë të evakuuar
10/10/2017 - 8:07

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën për shkak të zjarreve  që kanë përfshirë një pjesë të Kalifornisë.

Autoritetet raportojnë se rreth 20 mijë persona u evakuuan nga qarqet Napa, Sonoma dhe Yuba.

Shtatëmbëdhjetë vatra zjarrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin, ndërsa janë djegur rreth 90 mijë hektarë tokë.

Në Anaheim, qindra zjarrfikës janë mobilizuar për të luftuar me zjarrin që ka djegur rreth 5 mijë hektarë tokë.

Guvernatori i Kalifornisë ka deklaruar një situatë emergjencë.

“Këto zjarre kanë shkatërruar strukturat dhe vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi, duke e bërë të  nevojshme evakuimin e mijëra banorëve”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter