Zjarret në Kaliforni, shkon në 15 bilanci i viktimave, 150 janë të humbur
11/10/2017 - 9:39 Nga: Xhoi Zajmi

Rreth 150 persona konsiderohen të humbur dhe të paktën 15 kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë veriun e Kalifornisë. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet, teksa raportohen dëme të mëdha materiale. Presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e katastrofës për shtetin.

Më shumë se 150 persona janë shpallur të humbur pas zjarreve që përfshinë rajonin verior të verës në Kaliforni. Policia ka konfirmuar të paktën 15 viktima, ndërkohë që më shumë se 1.500 shtëpi janë shkatërruar nga flakët që nisën të përhapeshin të dielën. Një nga qytetet më të prekura është Santa Rosa në veri të San Fransiskos, ku distrikte të tëra janë rrafshuar.

Zjarret janë ndër më vdekjeprurësit në historinë e Kalifornisë, teksa zyrtarë të shërbimeve zjarrfikëse deklarojnë se në 24 orët e fundit, mëse 17 vatra zjarri kanë djegur rreth 26.000 hektarë tokë. Teksa autoritetet po punojnë për të gjurmuar personat e konsideruar të humbur, ekzistojnë shqetësime se bilanci i viktimave mund të rritet.

Guvernatori i Kalifornisë Jerry Broën deklaroi gjendjen e emergjencës në 7 qarqe të shtetit, ndërkohë që edhe presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e katastrofës, duke i hapur rrugë shpërndarjes së ndihmave federale të emergjencës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter