Lajmet nga Bota

Ferri portugez – dhe një histori e pazakontë mbijetese

Më shumë se 60 persona kanë gjetur vdekjen në Portugali si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë shpërthyer në disa rajone të vendit. Pamjet me dron tregojnë vetura të zbrazëtat, të cilat u dogjën nga flakët dhe ku vranë …

Mjeti i mbushur me armë dhe bombola gazi përplas furgonin e policisë

Kryeqyteti francez përjetoi orë ankthi, teksa një person me një veturë u përplas qëllimisht me një furgon të policisë në shëtitoren Champs Elysees në Paris. Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:48 të pasdites sipas orës lokale në rrethrrotullimin e Champs-Elysees …

Rusia paralajmëron SHBA e aleatët në Siri: Do të qëllojmë çdo avion….

Rusia paralajmëron forcat amerikane dhe koalicionit të saj në Siri se do të rrëzojë çdo avion apo dron që shkel në zonën e saj të operacioneve në Sirinë perëndimore. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se tani po trajton si objektiva …

Gjermania: Lamtumirë bazës ajrore të Turqisë!

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë ka deklaruar se avionët e saj luftarakë do të lënë bazën ajrore turke Incirilik duke nisur nga muaji korrik i këtij viti, për t’u transportuar në një bazë ajrore tjetër në Jordani. Transferimi i avionëve …

BE vazhdon sanksionet për Krimenë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vazhduar edhe për një vit sanksionet për ndalimin e invenstimeve nga vendet e BE-së, në Krime. Këto sanksione që nga viti 2014 vijnë si përgjigje pas aneksimit ilegal të gadishullit …

Rritet bilanci tragjik i zjarrit në Londër

Plot 79 persona mendohet të jenë ose të vdekur, ose të zhdukur pas zjarrit që përfshiu kullën Grenfell në perëndim të Londrës. Lajmi konfirmohet nga policia, që gjithashtu shton se shifra ende mund të ndryshojë. Flakët përfshinë bllokun 24-katësh të …

SHBA rrëzon avionin ushtarak sirian

Forcat ajrore amerikane kanë rrëzuar një avion të ushtrisë siriane, teksa sipas tyre, ky veprim u ndërmor për motive vetëmbrojtjeje. Zyrtarët e ShBA thanë se mjeti fluturues kishte nisur të bombardonte në afërsi të disa zonave ku qëndrojnë rebelët e …

Qeni zbulon çiftin bullgar me 24,5 kg heroinë

Trafikimi i sasive të mëdha të drogës nëpërmjet Greqisë, nuk është një çështje ekskluzivisht shqiptare, siç pretendohet thuajse vazhdimisht. Kjo dëshmohet edhe nga arrestiumi më i fundit, në portin e Igumenicës. Një çifti shtetasish bullgarë janë arrestuar, pasi tentuan të …

Sot fillojnë negociatat për Brexit

Sot do të fillojnë negociatat në mes të zyrtarëve britanikë dhe atyre të Bashkimit Evropian për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja.Sekretari për Brexit, David Davis do të përfaqësojë Britaninë në këto bisedime, të cilat vijnë gati një vit …

Shifra rekord: 65.6 milionë persona në botë janë “refugjatë”

Një rekord prej 65.6 milionë personash në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brenda vendeve të tyre. Kjo është shifra që pasqyron agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara për fundin e vitit 2016. Krahasuar me raportin vjetor të …

Partia e Macron fiton shumicën parlamentare

Partia e Presidentit francez Emmanuel Macron ka fituar një shumicë të qartë parlamentare, vetëm pak javë pas fitores së tij presidenciale. La Republique en Marche së bashku me aleatin e saj MoDem, kanë fituar 308 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare. …

Makina godet turmën me njerëz pranë një xhamie, 1 i vdekur, 10 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një furgon përplasi këmbësorët pranë një xhamie në veri të Londrës. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pas mesnatës, pranë Xhamisë së Finsbury Park. Tetë persona janë çuar në …

Muri i Donald Trump mund të mos ndërtohet, zbuloni arsyet

Presidenti i Amerikës, Donald Trump deklaroi gjatë fushtatës zgjedhore se do të ndërtojë një mur gjatë kufirit jugor të SHBA, por kjo gjë mund të mos realizohet. Ai tha se ura do të jetë i gjatë rreth 3100 km por …

Pjesëmarrje e ulët në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare

Pjesëmarrja e votuesve në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë është e ulët. Në këto zgjedhje, pritet fitorja e partisë së presidentit, Emmanuel Macron. Vendvotimet janë hapur në mëngjes dhe do të mbyllen në mbrëmje, rreth orës 20:00. Ministria …

Putini: Sanksionet i komplikojnë të gjitha

Ende nuk është e qartë nëse projektligji për sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë do të marrë vërtetë formën e ligjit. Por udhëheqësi i Kremlinit tregoi si masë paraprake kartonin e verdhë duke kërcënuar tërthorazi. Në debatin rreth sanksioneve …

Rëndohet bilanci i viktimave në Portugali nga zjarret katastrofike

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret katastrofike në Portguali. BBC shkruan se deri më tani janë regjistruar 61 viktima. Shumica vdiqën duke u përpjekur të iknin me makinat e tyre në zonën Pedrógão Grande, 50 km (30 milje) në juglindje …

Demi qëllon për vdekje matadorin profesionist

Matadori fitues i çmimit përkatës, Ivan Fandino është vrarë në arenën e garës pasi u godit nga demi i fuqishëm me brirë të mëdhenj. Luftëtari 36 vjeçar, i cili i kishte hyrë këtij profesioni që në moshën 12 vjeçare, vdiq …

Negociata Arabi Saudite-Izrael. A po vjen fundi i konfliktit në Palestinë?

Arabia Saudite dhe Izraeli po negociojnë vendosjen e lidhjeve ekonomike midis tyre, raportoi Times të shtunën. E përditshmja britanike citon burime arabe dhe amerikane, të cilat thonë se dy armiqtë më të vendosur të Iranit do të fillonin me lejimin …

Ushtria irakiane nis ofensivën ushtarake në Mosul

Forcat irakiane kanë filluar një sulm këtë të diel në qytetin e vjetër Mosulit në Irak, me qëllim që të shporrë prej andej forcat xhihadiste të Shtetit Islamik, thuhet në një deklaratë ushtarake. Qyteti i vjetër historik dhe më i …

Tmerri në qiell, mbi 20 persona të plagosur në avion

Mbi 20 persona mbetën të plagosur gjatë fluturimit të avionit ” MU774″ nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan. Plagosja në qiell erdhi për shkak të turbulencave të ajrit. Pas incidentit, aeroplani u ul në …

Shpërthim në tualetin e grave në Kolumbi, tri viktima

Tre gra janë vrarë në kryeqytetin kolumbian, Bogota, në atë që autoritetet thonë se ishte një sulm terrorist. Shpërthimi ndodhi në një qendër tregtare të tejmbushur “Zona Rosa”, ku mbetën të plagosur edhe 11 persona të tjerë. Kryebashkiaku i Bogotas …

Detarët e zhdukur të anijes amerikane gjenden të vdekur

Detarët që u zhdukën pasi luftanija amerikane “USS Fitzgerald” u përplas me një anije kontejnerësh jashtë detit të Japonisë, u gjetën të vdekur, thotë Marina amerikane. Përplasja ndodhi të shtunën në orët e para të mëngjesit, ndërsa humbën 7 marinaë …

Zjarri i Londrës, 58 personat e zhdukur dyshohet se kanë humbur jetën

Në tragjedinë e Londrës ku zjarri përfshiu një ndërtesë 24-katëshe janë raportuar 58 persona të zhdukur, të cilët supozohet se kanë humbur jetën. Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri mund të rritet. Operacioni i rimëkëmbjes për ndërtesën e …

Protesta në Londër, pas zjarrit në kullën Grenfell

Protesta janë organizuar në Londër teksa banorë të qytetit kërkuan mbështetje për personat e prekur nga zjarri në kullën Grenfell. Rreth 60 persona mësynë në bashkitë e Kensington dhe Chelsea Town, duke kërkuar ndihmë të menjëhershme për personat që tashmë …

Anija luftarake amerikane përplaset në brigjet japoneze, 7 të zhdukur

Shtatë anëtarë të marinës amerikane janë shpallur të humbur në brigjet e Japonisë, pasi anija luftarake USS Fitzgerald u përplas me një anije mallrash. Shkatërruesja amerikane është një nga mjetet ujore më të përparuara në botë dhe ky episod ngre …

Mbretëresha solidarizohet me familjet e viktimave të zjarrit në Grenfell

Mbretëresha Elizabet dhe Princi William kanë vizituar zonën e kullës Grenfell, ku gjenden të prekurit e zjarrit tragjik që ndodhi pikërisht në këtë vend. Në këtë ngjarje është konfirmuar nga policia se deri më tani kanë humbur jetën 30 persona, …

Trump konfirmon se është nën hetime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se është nën hetime në rastin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Në një postim në Twitter, presidenti po ashtu duket se akuzoi zëvendësin e …

SHBA skeptike rreth pretendimeve për vrasjen e udhëheqësit të ISIS

Zyrtarë amerikanë të shërbimeve të zbulimit janë shumë skeptikë mbi njoftimet se kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror muajin e kaluar. Zëdhënësi i operacioneve amerikane kundër IS-isit kolonel Ryan Dillon, tha …

Ndahet nga jeta ish-kancelari gjerman Helmut Kohl

Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild. Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998), duke e bërë …

Britania nuk negocion për Brexit pa diskutuar bashkëpunimin me BE-në

Britania e Madhe ka thënë të premten se asnjë marrëveshje nuk mund të nisë për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian nëse nuk merret parasysh bashkëpunimi i ardhshëm me vendet anwtare tw BE-sw. Kryeministrja Theresa May dëshiron që para se …

Iku nga lufta, studenti sirian vdes nga zjarri në Londër; Fjalët e lamtumirës!

Viktima e parë e tragjedisë në pallatin 23 katesh në “Grenfell Tower” është një refugjat sirian, i cili i bëri telefonatën e fundit për një mik, duke i thënë atij se “zjarri është këtu”. Mohammed Al Haj Ali mendoi se …

Ministri i Jashtëm gjerman akuzon amerikanët se ndjekin interesa personale

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka kritikuar ashpër SHBA. Me zgjerimin e planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë, Uashingtoni ndjek interesa vetjake ekonomike dhe e dëmton Evropën. Së bashku, ministri i Jashtëm gjerman dhe kancelari i Austrisë, Christian Kern …

Londër, arrestohet një 30-vjeçar me thikë në hyrje të parlamentit

Policia e Londrës ka arrestuar një person i cili mbante në dorë një thikë. Personi i cili u arrestua është rreth 30 vjeç Ky incident nuk mendohet të ketë lidhje me terrorizmin. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë …

Rusia: Këtu u vra udhëheqësi i IS, Abu Bakr al-Baghdadi

Ministrja e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar imazhet satelitore të një zone të goditur nga një sulm ajror rus në Raqqa të Sirisë, nga ku mendohet se mund të jetë vrarë udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik Abu Bakr al-Baghdadi. …

Londër, shkon në 30 numri i viktimave nga zjarri në pallatin shumëkatësh

Ka arritur në 30 numri i personave të vdekur në Londër si pasojë e zjarrit masiv që ra në pallatin 23 katesh në pjesën perëndimore të kryeqytetit britanik. Një tjetër person po mbahet në spital në gjendje kritike për jetën. …

‘Solidaritet në kohë tragjedie’, përgjigja njerëzore pas fatkeqësisë në “Grenfell”

-“Dua që çdo gjë të mos jetë e vërtetë. Dua që ajo të jetë mirë me fëmijët. Nuk dua të më marrë malli për të. Dua të kthehet. Vetëm kaq.” -“Njoh familje egjiptiane që jetojnë aty, njoh familje nga Somalia, …

Saga e studentit amerikan, Koreja e Veriut pretendon se është helmuar

Studenti amerikan i liruar së fundmi nga Koreja e Veriut pas më shumë se 15 muajsh burgim, nuk tregon asnjë shenjë të botulizmit ose helmimit të pretenduar nga Pheniani. Kjo është ajo që një skuadër doktorësh amerikanë kanë zbuluar tek …

“Zemrat e të gjithëve ndalën; nëna hedh nga 50 m të bijën 4 vjeçe dhe…”

Një moment thuajse i pabesueshëm ka ndodhur kur një burrë ka arritur të mbaj 4 vjeçaren e fqinjit të tij, pasi u hodh nga 50 metra lartësi nga ballkoni i ndërtesës 24 katesh i Grenfell Tower. Vendasit e tmerruar nxituan …

“Po nisem drejt qiellit, nga atje do ju ndihmoj”, çifti italian telefonuan prindërit

Një çift i ri italian janë në mesin e personave të zhdukur në kullën Grenfell Tower në Londër, të shkrumbuar tashmë nga zjarri. Prindërt e çiftit tregojnë se ata i kishin telefonuar ndërsa godina 24 katëshe digjej në flakë. Shpresat …

Rusia thotë se ka vrarë liderin e IS, Abu Bakr al-Baghdadi

Ministria ruse e Mbrojtjes po heton nëse në një nga sulmet ajrore të kryera në Siri është vrarë lideri i grupit militant të Shtetit Islamik. Ministria tha se një sulm ajror mund të ketë vrarë Abu Bakr al-Baghdadi dhe më …

U burgos nga Koreja, Otto Warmbier s’ka shenja helmimi apo botulizmi

Studenti amerikan i liruar së fundmi nga Koreja e Veriut pas më shumë se 15 muajsh burgim, nuk tregon asnjë shenjë të botulizmit. Kjo është ajo që një skuadër doktorësh amerikanë kanë zbuluar tek 22-vjeçari Otto Warmbier, i cili më …

Zv. Presidenti Mike Pence punëson avokat personal

Në një kohë kur debati për lidhjet e dyshuara të zyrtarëve të fushatës së Donald Trump dhe Rusisë ka ardhur gjithnjë e duke u përshkallëzuar, zv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pense, ka punësuar një avokat personal, i cili …

Kinë, shkon në 8 numri i të vdekurve nga shpërthimi në kopësht

Ka shkuar në 8 numri i të vdekurve nga shpërthimi pranë një kopshti në Kinë. Shpërthimi ndodhi pranë derës në fshatin Fengxian të provincës lindore Jiangsu të Kinës. Dy persona gjetën vdekjen menjëherë ndërsa 6 të tjetër humbën jetën në …

SHBA, a ka penguar Presidenti Trump drejtësinë?

Në SHBA, Prokurori i Posaçëm që po heton rreth ndikimit të Moskës në zgjedhjet presidenciale dhe lidhjeve të mundshme të ekipit të fushatës së zotit Trump me Rusinë është zgjeruar, duke përfshirë një pistë të re: hetimin për të parë …

Sulm pranë një xhamie në Kabul, tre persona u vranë

Të paktën tre persona janë raportuar të vdekur në një sulm në Kabul, në një zonë të dominuar nga pakica myslimanë shiitë. Ministria e Brendshme e Afganistanit thotë se sulmi ka ndodhur në xhaminë al-Zahra, që gjendet në periferi të …

Zbulohet shkaku i zjarrit masiv që shkrumboi pallatin 24 katesh në Londër

Burri që dha alarmin për zjarrin masiv në kullën e Grenfell në Londër, është bërë i “gjallë”. Ai është Behailu Kebede, nga Etiopia, i quajtur ndryshe si 999 u paraqit sot për herë të parë, ndërsa ishte ai që dha …

Shpërthim pranë një kopshti në Kinë, vdesin shtatë persona

Autoritetet kineze ka thënë se shtatë persona janë vrarë në një shpërthim që ka ndodhur afër një kompshti fëmijësht  në provincën Jiangsu. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe 66 persona të tjerë. Ndërkohë nuk dihet nëse ka fëmijës mes …

Katari marrëveshje 12 miliardë dollarësh me SHBA për F-15

Katari ka nënshkruar një kontratë prej 12 miliardë dollarësh për të vlerë avionë luftarake F-15 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Marrëveshja vjen ndërkohë që Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Dohan për mbështetje ndaj terrorizmit. Marrëveshja …

Tani mund të përdorni celularët tuaj sa herë të dilni jashtë vendit

Tashmë askush nuk do të ketë nevojë që të marrë një numër të huaj sa herë të dalë jashtë vendit. Një ligj i ri i BE ka hyrë në fuqi, i cili thotë se të gjithë qytetarët që udhëtojnë brenda …

Reforma e nënshtetësisë italiane mbërrin në Senat

Reforma e nënshtetësisë italiane është marrë në diskutim gjatë ditës së sotme në Dhomën e Senatit të Parlamentit italian duke shkaktuar debate e një tension të fortë mes forcave politike pro e kundër kësaj reforme. Protesta ka nisur nga senatorët …

Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora në Afganistan

Raportimet nga Afganistani bëjnë të ditur se grupi ekstremist Shteti Islamik ka pushtuar zonën malore Tora Bora, në lindje të Afganistanit. Në këtë vend ishte strehuar më parë themeluesi i Al-Kaidës, Osama bin Laden. Përmes një audio inçizimi të transmetuar …

Shpërthim pranë një kopshti fëmijësh, 7 të vdekur

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 66 persona janë plagosur nga shpërthimi që u  shënua pranë një kopshti fëmijësh në Kinë. Mes viktimave ka fëmijë dhe gra bëjnë të ditur mediat vendase ndërkohë pamjet dhe fotot nga vendngjarja janë …

Putin gati t’i ofrojë azil politik ish kreut të FBI-së, Comey

Presidenti Rus, Vladimir Putin deklaron se  Rusia është gati ti ofrojë azil politik ish drejtorit të FBI-së, James  Comey, nëse ndaj tij SHBA ngre hetim. Putin komentoi këto në sesionin e përvitshëm pyetje-përgjigje me qytetarët rusë, i cili transmetohet në …

Tragjedia në Londër, 17 të vdekur, shuhen shpresat për të mbijetuar

Autoritetet në Londër nuk kanë asnjë shpresë se në kullën 24 katëshe që u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së martës të ketë të mbijetuar. Mëngjesin e sotëm numri zyrtar i të vdekurve është konfirmuar 17, por ekziston frika për …

Polonia, Hungaria, Çekia mund të gjobiten nga Gjykata Europiane

Komisioni Europian ka nisur procedime ligjore kundër tre shteteve anëtare të BE-së, të cilat refuzuan të pranonin refugjatët. Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke janë akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre të përcaktuara në një plan të vitit 2015 …

Ligji anti-terror, parlamenti japonez miraton amendimet e diskutueshme

Parlamenti japonez ka miratuar një ligj të ri anti-terror që i jep autoriteteve kompetenca gjithëpërfshirëse në monitorimin e komploteve terroriste. Kritikët argumentojnë se ligji mund të abuzohet duke vëzhguar edhe qytetarë të pafajshëm, por qeveritarët thonë se kjo masë është …

Trump nën hetim

Presidenti Donald Trump po hetohet nga këshilltari special Robert Mueller për një shkelje të mundshme. Lajmi raportohet nga mediat amerikane që gjithashtu shtojnë se zyrtarë të lartë të inteligjencës do të merren në pyetje intervistohen për të vërtetuar nëse Trump …

Myslimanët “shpëtuan” shumë jetë nga zjarri në pallatin 24 katesh në Londër

Myslimanët e zgjuar gjatë syfyrit me rastin e Ramazanit kanë ndihmuar të shpëtojnë shumë jetë në pallatin 24 katesh që u përfshi nga flakët në Londrën Perëndimore. Rënia e zjarrit të tmerrshëm në “Grenfell Tower” nuk shkaktoi alarm nga sistemet …

Londër, rëndohet bilanci i viktimave nga zjarri në pallatin 24 katesh

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga zjarri gjigant që përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Londër. Autoritetet thonë se bilanci mund të përkeqësohet. Nga zjarri kanë mbetur të plagosur 68 persona. Zjarrfikësit shpëtuan 65 vetë nga “Grenfell Tower” në …