Lajmet nga Bota

Ish Senatori Hagel shef i Pentagonit?

Një komision kyç i Senatit të SHBA ka miratuar kandidaturën e  senatorit Chuck Hagel për postin e Sekretarit të Mbrojtjes. Komisioni i Shërbimeve të Armatosura votoi 14-11 për të dërguar kandidaturën e z. Hagel para gjithë Senatit. Të gjithë anëtarët …

SHBA,republikanët:Politikat e Obamës do dëmtojnë emigrantët

Në replikë ndaj deklaratave të presidentit Obama mbi gjendjen e vendit, Senatori republikan Marko Rubio i Floridës hodhi poshtë kritikat e demokratëve se kundërshtimi ndaj politikave të presidentit do të thotë kalim në anën e milionerëve. Ai tha se politikat …

Konferenca e Obamës në Senat

Deklarata e përvitshme e presidentit Obama fokusohet në planet e tij për rigjallërimin e ekonomisë së ngadaltë, bënë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, para fillimit të konferencës. Përpara audiencës televizive prej miliona shikuesish, presidenti demokrat u tha ligjvënësve …

SHBA, gjuetia ndaj policit-vrasës, me viktima

Trupi i një personi është gjetur në një kabinë të përfshirë nga flakët në Kaliforni, aty ku një individ, i cili besohet të ketë qenë një ish-polic i akuzuar për 3 vrasje, ngriti qëndresën e tij të fundit ndaj policisë. …

Rritet numri i viktimave të konfliktit në Siri, OKB: Rreth 70,000 të vrarë

Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se numri i të vrarëve në konfliktin sirian po i afrohet shifrës 70,000. Pillay i ka thënë takimit të Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e civilëve …

Franca pro martesave gay, dhoma e ulët ok ligjit

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Francës ka miratuar ligjin, i cili legalizon martesat midis dy gjinive të njëjta dhe lejon çiftet homoseksuale të birësojnë fëmijë. Asambleja Kombëtare ka mbështetur masën me 329 vota për dhe 229 kundër. Nëse ligji …

Testi bërthamor, KS dënon provën e tretë të Koresë Veriore

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm Korenë e Veriut për provën e tretë bërthamore. Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kim Sung-hwan – vendi i të cilit kryeson këshillin këtë muaj – ka thënë se …

Erdogan: Nuk heqim dorë nga BE

Turqia vazhdon të jetë e interesur për anëtaresimin e saj të mundshëm në Bashkimin Europian, ka deklaruar Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili theksoi se vendi i tij vazhdon të jetë i interesuar fuqimisht, pavarësisht deklaratave të mëparshme …

Aktivistët franceze festojnë për largimin e Papa Benediktit XVI

Tetë aktivistë të organizatës “Femen” kanë protestuar në një mënyrë ndryshe per të festuar largimin e Papës. Ativistet tashme te njohura per reagimet e tyre kanë zbuluar gjoksin brenda në Katedralen e Notre Dam-it , për të “festuar” dorëheqjen e …

SHBA, nje person hap zjarr në mes të rrugës, vritet një fëmijë

Nje person ka hapur zjarr në mes të rrugës drejt një automobili dhe ka vrarë një fëmijë dhe plagosur rëndë nënën e fëmijës dhe një grua të dytë që ndodhej në një veturë tjetër. Ngjarja ka ndodhur natën e së …

Siri, kryengritësit marrin një bazë ajrore

Aktivistët sirianë kanë deklaruar se kryengritësit kundër regjimit të Damaskut kanë marrë një bazë ajrore ushtarake në provincën veriore, Alepo. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, tha se kryengritësit kanë marrë kontrollin e bazës al-Jarrah, …

G20 diskuton për vështirësitë që po kalon Euro

Ministrat e financave të Eurozonës kanë rënë dakord për të vënë çështjen e vështirë të vlerës së euros në takimin e G20 në Moskë gjatë kësaj javë. Ministrat e financave dhe bankierët qendrorë nga 20 vendet më të mëdhenj në …

Dorëheqja e Papës, flet i vëllai: Vendimi pas këshillës së mjekut

Papa Benedikti XVI nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e pasardhësit të  tij pas vendimit  për të dhënë dorëheqjen që shokoi gjithë botën. Vëllai i  Papës  Georg Ratzinger tha për BBC-në se Papa do të jetë në  dispozicion nëse do …

Netanyahu: Irani po ecën me shpejtësi për krijimin e armës bërthamore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani po intensifikon punën për krijimin e armës bërthamore. Duke folur në Jerusalem, Netanyahu tha se centrifugat e reja, që Irani i ka instaluar për programin e pasurimit të uraniumit, mund të shkurtojnë …

Koreja Veriore kryen provën e tretë bërthamore

Koreja e Veriut thotë se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore. Njoftimi u bë të martën nga Agjencia zyrtare koreane e lajmeve. Në njoftim thuhet se testi kishte të përfshirë një pajisje miniaturë, që kishte një …

SHBA mirëpret bisedimet në Bahrein

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur raundin e ri të bisedimeve në Bahrein, që synojnë të zgjidhin krizën dyvjeçare të mbretërisë. Bisedimet, që përfshijnë qeverinë e Bahreinit dhe përfaqësuesit e opozitës kanë nisur të  dielën, dhe të tjera bisedime priten të …

Marinsi që vrau Bin Ladenin zbulon detaje të tjera

Një pjesëtar i marinës amerikane SEAL, që pretendon se e ka vrarë Osama bin Ladenin, ka dhënë një intervistë në të cilën ai rikujton vrasjen e liderit të Al-Qaedës në Pakistan, në muajin maj të 2011-ës. Intervista e botuar të …

Obama nderon rreshterin Romesha me medaljen më të lartë

Presidenti Barak Obama nderoi me Medaljen e Nderit, çmimi më i lartë ushtarak i vendit, një veteran të ushtrisë, që luftoi talebanët në një betejë të ashpër që zgjati gjithë ditën. Presidenti Obama tha se veprimet e rreshterit Klinton Romesha …

SHBA, Obama raporton sot para ligjvënësve në Kongres

Presidenti Barak Obama raporton sot para ligjvënësve në Kongres, në prani të diplomatëve dhe të ftuarve të tjerë të shquar, mbi gjendjen e vendit dhe planin e tij për të çuar vendin përpara. Në këtë mënyrë, ai ecën në gjurmët …

Dëbora “pushton” Italinë, anullohen fluturimet e mbyllen shkollat

Dëbora ka “pushtuar” tashmë gjysmën e Italisë. Nga Friuli në Toskana, qytetet dhe rrethinat janë zbardhur tërësisht. Në Milano, Torino, Xhenova, Venecia, Padova dhe Bolonja reshjet kanë arritur deri në 10-30 cm, me vonesa në fluturime dhe transporte hekurudhore, si …

Egjipt, përleshje në përvjetorin e rënies së Mubarak

Protestuesit në Egjipt janë përplasur sërish me policinë jashtë pallatit presidencial në Kajro, në ditën që shënon 2-vjetorin e rënies së Hosni Mubarak. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe hedhëse uji për të shpërndarë demostruesit, të cilët kanë sulmuar me …

Lëkundje sizmike në Korenë e Veriut

Aktivitete sizmike janë ndierë në Korenë e Veriut, teksa SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë bërë të ditur se kjo është një shenjë e testeve bërthamore të parashikuara gjerësisht. Studimi Gjeologjik amerikan bëri të ditur se është zbuluar një lëkundje …

Siri, shpërthim në kufirin me Turqinë, 13 të vdekur

Një minibus shpërtheu në kufirin Siri-Turqi, duke vrarë të paktën 10 sirianë dhe 3 turq, kanë bërë të ditur zyrtarë të shtetit turk. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, që plagosi edhe dhjetra të tjerë. Ndërkohë, rebelët raportohen …

SHBA, Senati voton të martën sekretarin e mbrojtjes

Komitetit për Shërbime të Armatosura i Senatit amerikan do të votojë të martën të nominuarin e Shtëpisë së Bardhë në postin e sekretarit të ri të mbrojtjes. Chuck Hagel, ish-senator republikan dhe veteran i luftës në Vietnam, ka qenë në …

Asad në të njëjtin pozicion: Siria nuk heq dorë nga parimet e saj

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk do të heqë dorë nga “parimet” e tij, me gjithë “presionet dhe komplotet”, raporton agjencia zyrtare e lajmeve në Siri, Sana. “Siria do të mbetet në qendër të botës arabe dhe …

Ndahet nga jeta “mbreti i gazit në Rusi”, Rem Vyakhirev

Rem Vyakhirev, ish-shefi i prodhuesit të gazit natyror në Rusi “Gazprom”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Zëdhënësi i Gazprom-it ka thënë se Vyakhirev ka ndërruar jetë të hënën, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Vyakhirev, i cili ka pasur …

Obama falënderon Benedictin XVI: Të krishterët, rol të rëndësishëm në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka dërguar falënderime dhe lutje Papa Benedictit XVI, i cili ka njoftuar të hënën se do të japë dorëheqje më 28 shkurt. Obama ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Michelle, …

Pas dorëheqjes, kush pritet të zëvendësojë Papa Benediktin?

Dorëheqja e papritur e Papa Benediktit të 16-të, ka bërë që katolikët anembanë botës të hamendësojnë se cili do të jetë zëvendësi i tij si drejtues i besimit më të madh të krishterë në botë. Shumë prej tyre besojnë se …

Shpërthen miniera e karbonit në Rusi, të paktën 16 viktima

“Të paktën 16 minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi i ndodhur në minierën Vorkoutinskaja” në Republikën Komi të Federatës së Rusisë, deklaroi një zyrtar i Ministrisë ruse për Situatat Emergjente, Alexandre Sine, cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”. “Trupat e …

Të paktën 7 të vdekur nga një shpërthim në kufirin Turqi-Siri

Një makinë bombë ka shpërthyer në kalimin kufitar midis Turqisë dhe Sirisë. Mediat turke thonë se të paktën shtate persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin turk, Reyhanli. Autoritetet kanë thënë për rrjetin CNN se katër …

Merkel mbështet vendimin e Papës për dorëheqje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbështet vendimin e Papa Benedictit XVI për të dhënë dorëheqje. Ajo ka thënë se është e kuptueshme që Papa përballet me një moshë të thyer, “në një epokë kur njerëzit jetojnë gjatë e …

SARS kërcënon sërish, regjistrohet një tjetër rast në Angli

Rikthehet sërish makthi i shtatorit të një viti më pare, virusi SARS. Virusi që nxiti alarm botëror është gjetur edhe te një pacient tjetër në Angli, kanë bërë të ditur autoritetet e shëndetësisë në këtë vend. Ky rast i ri …

Vatikan, Papa Benedicti lë Papatin më 28 Shkurt

Papa Benedikti  XVI,  Joseph Ratzinger do të lërë Papatin në datën 28 Shkurt. Lajmi është dhënë nga mediat italiane, e më pas është publikuar në të gjitha mediat e huaja. Sipas mediave italiane lajmi për dorëheqjen e papritur është dhënë …

Skandali me mishin e kalit prek Europën

Skandali i mishit të kalit në Evropë po merr përmasa të mëdha. Qeveria franceze njoftoi se kanë nisur hetimet, ndërsa ministritë përkatëse po zhvillojë bisedime mes krizës me lojtarët kyç në industrinë e mishit. Shtatë zinxhirët supermarkesh franceze kanë tërhequr …

Indi, 36 viktima pas larjes masive në lumë

Janë të paktën 36 pelegrinë që kanë humbur jetën ditën e dielë në Allahabad (Indi) në kohën që po prisnin një tren që do t’i çonte në shtëpi pas zhytjes masive në ujërat e Gange. Një platformë u shemb nga …

Takohen ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi pritet të zhvillojë bisedime me zyrtarët rusë në Moskë për zgjidhjen e ngërçit ndërkombëtar mbi programin bërthamor të Iranit dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe Rusisë. Salehi pritet të takohet …

Irak, 4 viktima nga disa sulme

Katër persona janë vrarë në qytetin verior të Mosulit në Irak pasi një person i armatosur ka hapur zjarr drejt tyre. Zyrtarët irakianë kanë deklaruar se personi i armatosur ka hapur zjarr ndaj një pike-kontrolli në qendër të qytetit, ku …

Mali, përleshje në qytetin e Gao-s

Trupat qeveritare të Malit janë ndeshur me militantët islamist në rrugët e qytetit verior të Gao-s, në të cilin gjenden disa zona me një siguri të brishtë pas largimit të militantëve islamik nga ofenziva e ushtrisë së udhëhequr nga trupat …

Tunizi, Partia laike do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës

Partia laike e Tunizisë e presidentit Moncef Marzouki ka deklaruar se do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga islamikët, e zemëruar nga mënyra e trajtimit të vrasjes javën e kaluar të udhëheqësit të opozitës Chokri Belaid. Kjo është …

34-vjetori i Revolucionit Islamik të vitit 1979

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka deklaruar se Teherani nuk do të përulet para presionit për të filluar bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të vendit. Presidenti iranian la të kuptohet se bisedimet mund të ndodhin, nëse kundërshtarët e ndalin …

“Përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë në thelb të politikës së jashtme”

Presidenti Barak Obama ka thënë se përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë do të jenë në thelb të politikës së jashtme të administrates së tij. Politika e jashtme gjatë mandatit të parë të administratës së Presidentit Barak Obama u mbizotërua nga …

SHBA, Ligjvënësit: Obama duhet të përqëndrohet te sfidat ekonomike

Ligjvënësit amerikanë nga të dy partitë politike janë dakord se Presidenit Barak Obama duhet të përqendrohet në sfidat ekonomike dhe fiskale në fjalimin për gjendjen e vendit. Por ata kanë mendime të ndryshme për propozimet që duhet të paraqesë zoti …

Gjeorgji, Presidenti Saakashvili i gatshëm për bisedime me kryeministrin

Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili tha të dielën se është i gatshëm për bisedime të menjëhershme me kryeministrin Bidzina Ivanishvili dhe qeverinë në lidhje me “ndryshimet kushtetuese dhe çështje të tjera që ndikojnë në zhvillimin e vendit.” Saakashvili, në një deklaratë …

Francë, 3 persona në gjyq për terrorizëm

Një gjykatë në Francë nisi një çështje penale ndaj katër të pandehurve, që akuzohen se kanë lidhje me rrjetet e militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore. Katër të dyshuarit, të ndaluar në zonën e Parisit ditën e martë, besohet se “kanë …

Mali, sulm i ri vetvrasës

Një sulm i ri vetvrasës tronditi Malin në orët e para të së dielës, duke vendosur në alarm trupat maleze dhe ato të koalicionit të huaj në ndihmë të vendit. Një taktikë e tillë, ajo e sulmeve kamikaze, duket se …

Dunford në krye të koalicionit të NATO-s në Afganistan

Gjenerali i Trupave të Marinës së SHBA-së, Joseph Dunford ka marrë komandën mbi forcat e koalicionit të NATO-s në Afganistan. Dunford mori përsipër komandën nga gjenerali John Allen, i cili ka udhëhequr forcat për 19 muajt e fundit. Dunford pritet …

Zvicra nuk e heton presidentin pakistanez

Qeveria zvicerane ka vendosur zyrtarisht që të mos rihapë hetimet për korrupsion ndaj presidentit të Pakistanit Asif Ali Zardari. Sipas raporteve të mediave, prokurorët zviceranë kanë njoftuar qeverinë pakistaneze me vendimin përmes një letre. Zyrtari i lartë i Ministrisë së …

Kina feston Vitin e Ri

Miliona njerëz në Azi, kanë nisur tashmë festimet e vitit të ri hënor, ose atij që njihet ndryshe si Viti i Ri kinez, festa më e rëndësishme për aziatikët. Viti i Ri kinez ka nisur në Kinë në mesnatë mes …

OKB e SHBA dënojnë sulmin në Irak

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar një sulm militant në një kamp refugjatësh në Irak ku u vranë 6 persona dhe 40 u plagosën. Shefi i OKB-së, Ban Ki-Moon iu bëri thirrje autoriteteve irakiane që të sjellin …

Kryeministri tunizian i vendosur për qeveri teknike

Kryeministri tunizian është zotuar të japë dorëheqjen, në qoftë se plani i tij për të ngritur një kabinet jopolitik refuzohet. Hamadi Jebali bëri thirrje për ndryshime pasi një politikan i lartë i opozitës, Chokri Belaid, u vra, duke shkaktuar protesta …

Allen:Isaf-i po fiton luftën në Afganistan

Ish-komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan është shprehur se Aleanca është në rrugën e fitores së kësaj lufte. Gjenerali John Allen, i cili i la komandën gjeneralit Joseph Dunford ditën e dielë, tha se trupat ndërkombëtare po korrin sukses. …

Shtohet dhuna në Karaçi të Pakistanit

Vala e dhunës ekstremniste, etnike, sektare dhe politikisht e motivuar, që ka mbërthyer Pakistanin vitet e fundit duket se është intensifikuar, ndërsa përllogaritet që 500 veta të jenë vrarë gjatë këtij viti. Gjysma e vrasjeve kanë ndodhur në qytetin më …

Stuhia e borës paralizon Nju Jorkun e Bostonin

Pjesa më e madhe e rajonit verilindor të Shteteve të Bashkuara mbetet e bllokuar dhe qindra mijëra banorë janë pa energji elektrike, pas një stuhi dëbore me erëra që e kaluan shpejtësinë e 100 kilometrave në orë.Banorët e Nju Jorkut …

Karnavalet në Rio de Janeiro, atmosferë e zymtë pas djegies së klubit

Karnavalet e përvitshme në Brazil sapo kanë shënuar startimin e tyre, por paradat dhe festat në rrugë kanë një nuancë të zymtë, për shkak se këto festime vijnë pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate, ku mbetën të vrarë …

Sekretari i Shtetit Kerri flet për Iranin dhe Sirinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, thotë se komuniteti ndërkombëtar është gati të përgjigjet nëse Irani është i predispozuar për bisedime serioze në negociatat e ardhëshme për programin e tij bërthamor. Zoti Kerri tha në Uashington dje se zgjedhja i …

Stuhia e dëborës në New York, gjendje e jashtëzakonshme, shënohet 1 i vdekur

Stuhia e dëborës ka lënë të paktën 1 person të vdekur dhe qindra e mijëra shtepi në errësire dhe në të ftohtë në bregun veri-lindore të SHBA dhe Kanadasë Lindore. Në Verilindje, më shumë se 600 mijë shtëpi dhe biznese …

Afrikë e Jugut, alarmant numri i sulmeve seksuale

Përdhunimi në grup dhe si pasojë vdekja e një adoleshenteje në Afrikën e Jugut ka tronditur mbarë vendin. Sulmet seksuale në Afrikën e Jugut janë shumë të shpeshta dhe nuk duket se kjo gjendje është duke u përmirësuar. Por zyrtarë …

Izraelitët e palestinezët mirëpresin Presidentin amerikan Obama

Zyrtarët në Izrael dhe në territoret palestineze e kanë mirëpritur lajmin për vizitën e planifikuar të presidentit amerikan Barak Obama, duke thënë se kjo sinjalizon qëllimin e tij për ta bërë rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme një përparësi …

Përkundër protestave, Presidenti gjeorgjian e mbajti fjalimin

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, sot e ka mbajtur fjalimin e tij vjetor në kryeqytetin Tbilisi, në periudhën e krizës politike në këtë vend. Gjatë fjalimit në zyrën e tij, ai e akuzoi kryeministrin Bidzina Ivanishvili, se dëshiron ta lëvizë …