Lajmet nga Kultura

“Zâ festival”, një urë komunikimi për Thethin e harruar

Një ditë festival në Theth me muzikën e Vlashent Satës, Elina Dunit dhe Shpat Dedës. Aktivitetit të 26 gushtit i shtohet edhe zëri i aktorit Arben Bajraktari me leximin e legjendave. “Za festival” vjen si një formë ndërgjegjësimi për më …

Bashkim Shehu për Roberto Bolanon në Ora News

Shkrimtari kilian Roberto Bolanjo po përkthehet gjerësisht në shqip. Romani i tij “2666” prezantohet në Ora News nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu i cili skicon dhe një profil për “Fëmijën e tmerrshëm” të letërsisë kiliane, sot një fenomen botëror, …

Shtëpia e familjes Ivezaj, një muze i rrallë etnografik

Në fshatin Lekaj në Tuz të Malit të Zi gjendet një muze i rrallë etnografik. Një shtëpi-muze, e vogël nga jashtë, por me një pasuri të paçmueshme brenda. Por, ajo çka e bën akoma më të rrallë këtë muze, është …

“Ana Tjetër”, një ekspozitë mbi regjimin komunist

“Ana Tjetër”, kështu titullohet ekspozita e hapur në ambjetet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita është një punë e 12 fotografëve holandezë, të cilët zgjedhin të bëhen bashkë për të sjellë në kujtesë me anë të artit të tyre fotografik mënyrën …

“Elvis Walk Home”, filmi i Fatmir Koçit me temë humbjen e identitetit

Elvis Walk Home është filmi më i ri i regjizorit Fatmir Koçi. Shndërrimi i identitetit të njeriut dhe konfiktet e tij të brendshme për të mos pranuar vetveten do të jenë në qendër të filmit. Fatmir Koci tregon se ngjarjet …

Historia e piktorit nga Elbasani Gazmend Xhaferi

Thotë se fëmijëria e tij ka ecur mbi ngjyra. Dashuria për profesionin që sot e ushtron me aq pasion ka nisur shumë vite më parë, atëherë kur babai i tij hidhte mbi telajo Elbasanin e atëhershëm. Sot një profesionist, piktori …

Ansambli “Shqiponja” s’ka fonde të përfaqësojë traditën shqiptare në festivalin botëror

Ansambli Shqiponja ka marrë ftesë nga Shoqata Europiane e Festivaleve Folklorike, por pavarësisht dëshirës së madhe për të përfaqësuar traditat shqiptare në një festival botëror, mungesa e një sponsorizuesi e pengon atë të jetë në mesin e Ansambleve nga e …

Parku i Apolonisë, monumentet arkeologjike do realizohen në 3 D

 Të gjitha gjetjet arkelogjike në Parkun e Apolonisë, rezultat i një punë disa vjeçare të ekspeditës franko-shqiptare shumë shpejt do të bëhen publike. Qëllimi është që të dhënat të bëhen të aksesueshme për shkencëtarët, historianët dhe qytetarët. Përfaqësuesi i ekspeditës …

Sopranoja Ermonela Jaho shkëlqen në Peralade, mediat spanjolle e krahasojnë me Maria Callas

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ishin pjesëmarrës artistët më me ndikim nga vende të ndryshme të botës. Sopranoja  shqiptare, Ermonela Jaho ka rrëmbyer duartrokitjet e audiencës …

“Pikaso i Vogël”, hap ekspozitë në Beograd

Një refugjat afgan, i njohur tashmë si “Pikaso i Vogël”, ka hapur ekspozitë me vizatime dhe fotografi të tij në Beograd, duke shpresuar se do të fitojë para për t’ju ndihmuar fëmijëve serbë që vuajnë nga kanceri i trurit. Farhad …

Mbahet në Vuthaj, Plavë e Guci Festivali i Dytë Kombëtar i këngëve dhe valleve

Për të dytin vit rradhazi është zhvilluar në Vuthaj, Plave e Guci Festivali Kombëtar “Këngët dha vallet shqiptare na bashkojnë”. Përgjatë tre netëve në këtë festival kanë performuar ansamble dhe grupe muzikore nga treva të ndryshme të cilët shpalosën vlerat …

Ekspozita ‘Manipulation’ në muzeun Marubi

Ka veshur një kostum tjetër, këtë radhë atë të kuratorit të ekspozitës së radhës që u çel në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, emërtuar “Manipulation”. Drejtori Luçjan Bedeni solli për artëdashësit teknikat e përdorura në ndërhyrjet që u janë bërë …

Durrës, starton Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip

Në Durrës, ka nisur panairi ndërkombëtar i Librit që zhvillohet në shëtitoren Taulantia në mes të sezonit turistik, si një ngjarje që promovon lidhjen e librit me turizmin. Ky është synimi i organizatorëve që zgjedhin Durrësin për të dytin vit …

Kadare: Letra ime e vetme për Enverin, motra desh më mori në qafë. Ja pse e quajta të çmendur

Dy muaj më parë e kisha takuar shkrimtarin në “Bar Juvenilja”, ku ulet çdo ditë me botuesin e tij Bujar Hudhri, në kohën që qëndron në Tiranë. Në fund të një bisede të gjatë e ndërprerë nga fotografitë e lexuesve …

Bëhuni gati se Flori Mumajesi dhe “çunat” e Threedots ju sollën hitin e kësaj vere

Nuk besoj se përbën më çudi për askënd tashmë, që prodhimet e label-it “3Dots” të shndërrohen në sukses sapo publikohen (e ndonjëherë, edhe që më përpara se të publikohen). Kjo gjë ka ndodhur edhe me projektin e fundit, ku ndryshe …

Bido: 2 mln dosje gjenden online, qytetarët paracaktojnë vizitën

Çdo qytetar që frekuenton Arkivin e Shtetit, tashmë mund të paracaktojë vizitën e tij në këtë institucion përmes një aplikimi online. Drejtori i Arkivit Ardit Bido, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, spjegoi dy aplikacionet e fundit …

Kumbaro nderohet në Francë me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”

Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi është nderuar me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, njëri nga katër titujt e nderuar ministerialë të Republikës Franceze që …

Parku i artit, Pirri: Homazh ndaj Antonio Gramsci-t

Një tjetër hapësirë dedikuar artit pritet t’i shtohet kryeqytetit. Parku i Artit, një dedikim ndaj politikanit dhe intelektualit me origjinë shqiptare Antonio Gramshi vjen si një projekt i cili do të rivitalizojë zonën përreth ndërtesë s së ish-Kinostudios duke e …

Ekspozita, Himara përmes dokumenteve

Himara në dokumentet e Arkivës Shtetërore Qendrore titullohet ekspozita e hapur në qytetin e Himarës nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim edhe me bashkinë. Ekspozita përban dokumente dhe fotografi që rrefejnë qytetin në vite. Kryetari i Bashkisë së …

“Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”, nga Bardhyl Ukcamaj

A është perëndimi atdheu shpirtëror i shqiptarëve? Publicisti dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Bardhyl Ukcamaj rreket ti përgjigjet kësaj pyetje në librin e tij “Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”. Midis kulturës shqiptare dhe asaj perëndimore evropiane, Ukcama konstaton ngjashmëri, …

Regjistrimin on-line i pasurive kulturore, Kumbaro: Mundësi për turistët

Përfundon faza e parë e projektit për “Krijimi i Qendrave të Informimit Publik dhe Regjistrimin On-Line të Pasurive Kulturore Kombëtare”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaroi duke prezantuar projektet tha se i pari lidhet me zbulimin për turistët e një zone …

Ndërron jetë aktori dhe regjisori i njohur, Sam Shepard

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjecare aktori dhe regjisori i njohur Sam Shepard. Shpeard vuante nga skleroza laterale dhe vdiq pranë familjes së tij, shkruajnë mediat e huaja. Me një karrierë të gjatë në film performanca e tij më …

Arkivi i shtetit me aplikacion, qytetari përzgjedhin dosjet online

Arkivi i Shtetit lehtëson proceduarat për çdo qytetar që e frekuenton atë për arsye studimi. Përmes dy aplikacioneve të reja, qytetarët munden që nga shtëpia të rezervojnë vizitën e tyre, duke caktuar ditën, orën  por edhe duke përzgjedhur dosjet që …

Lexuesit sugjerojnë në Ora News: Çfarë të lexojmë gjatë verës

Katër lexues të rregullt janë ftuar nga Ora News të sugjerojnë titujt që mund të merrni me vete gjatë këtyre pushimeve vjetore. Autorë shqiptarë dhe nobelistë, tituj të rinj apo të harruar në biblioteka. Ja një guidë. Sokol Çunga: Mitrush …

Arkapia nga Elsa Demo – Saimir Kumbaro si kronikan i turmës

Të xhirosh njerëzit në situata kolektive, një popull me probleme të mungesës së theksuar të demokracisë, është detyrë e një kronikani. Saimir Kumbaro i cili në filmat e tij më të mirë artistikë i bën kritikë mediokritetit dhe injorancës, kur …

Galeria e Arteve, prezantohet aplikacioni “Ciceroni virtual 2”

Mjafton një smartpohne dhe çdo vizitor i Galerisë në Arteve përmes aplikacionit “Ciceroni virtual 2” mund të marrin informacion në kohë reale për çdo vepër arti. Aplikacioni që është prezantuar këtë të premte është lehtësisht i aksesueshëm, në të gjendet …

Festivali multikulturor tërheq vëmendjen e turistëve dhe qytetarëve të Beratit

Panairi i Librit dhe Artizanatit ka tërhequr vëmendjen e turistëve në Berat, duke bërë që qyteti të gumëzhijë në këto ditë të nxehta. Eventi erdhi si pjesë e festivalit Multikuluror, që për tre ditë e ktheu këtë qytet në epiqendrën …

Arkapia nga Elsa Demo – Arkitektura nën diktaturë, nga shtëpitë te psikiatritë

A ka ekzistuar arkitektura moderne tek ne? A kanë bërë vërtet arkitekturë moderniste edhe ata që u kritikuan apo dënuan? Çfarë dëshmojnë veprat e Kolevicës, Velos, Begos? Si jetojnë në të sotmen gjurmët e arkitekturës staliniste? Fakulteti i Arkitekturës ekspozon …

Një revistë kritike thyen harresën ndaj Arshi Pipës

Më 20 korrik 1997 Arshi Pipa ndërroi jetë në Uashington dhe amaneti i tij ishte që hiri t’i shpërndahej në Adriatik. Me gjithë vitet e burgut dhe ekzilin e gjatë, ai ia kushtoi veprën kulturës shqiptare. Janë vepra që ndihmojnë …

Surpriza për Ermonela Jahon, feston ditëlindjen në skenën e Madrid

Sopranoja e mirënjohur Ermonela Jaho u emocionua dhe u përlot gjatë performancës në teatrin e Madridit në Spanjë, teksa publiku këndoi shqip në ditëlindjen e 43 të saj. Ermonela Jaho që përlot publikun në skenë, këtë herë nuk mundi ti …

Filmi i parë i Gentian Koçit konkurron në festivalin e Sarajevës

Një nënë e vetmuar, pa shtëpi, e larguar nga puna për shkak të një aksidenti vdekjeprurës, kërkon një mënyrë për mbijetesë në zemër të një qyteti shqiptar. Ndodh në filmin e parë të gjatë të Gentian Koçit “Dita zë fill”, …

Bashkia e Tiranës sjell kryeveprat botërore të muzikës

Festivali  Ndërkombëtar i muzikës “Different Trains” rikthehet sërish për publikun artdashës të kryeqytetit, me koncerte dhe artistë të veçantë në sallat e Universitetit te Arteve si dhe në Teatrin Kombëtar. Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, publiku i kryeqytetit do …

Kisha e Kosinës me vlera të rralla kulturore do restaurohet

Kisha e Kosinës në Përmet, e dyta për nga vjetërsia në Ballkan do t’i nënshtrohet restaurimit. Një projekt i Institutit të Monumenteve në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe kishën ortodokse me vlerë 50 milion lekë, parashikon ndërhyrje në pjesën …

Teatri “Skampa” në shtator me premier të re

Qendra e artit ne Elbasan ka mbyllur programin e shfaqjeve dhe koncerteve të 6 muajt e pare të këtij viti. Drejtori i kësaj qendre Kliti Kapaj shprehet se ky ishte një sezon i larmishëm dhe ka u ka dhënë artdashësve …

Festivali i Butrintit, ngjitet në skenë shfaqja “Variacione”

Festivali ndërkombëtar i Butrintit ka arritur në natën e dytë të tij ku në skenë u ngjit Albanian Dance Theater me shfaqjen “Variacione” me temë nga këngëtarja tullace me regji të Gjergj Prevazit.  Të pranishmit në shkallët e teatrit antik …

Ekrani i artit

“Art House” e Adrian Pacit del në qytet. Një festival i filmit dokumentar i ofron skenës së vogël të artit bashkëkohor në Shkodër një dialog të munguar me artin botëror në bashkëpunim me “Ekranin e artit” në Firence. Të parët …

TOB bashkëpunim me La Scala: Marrëveshja për përgatitjen e teatrit modern

Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të bashkëpunojë me Akademinë e Tetarit të La Scala, në Itali. Drejtueset e këtyre institucioneve Zana Çela dhe Luisa Vinci, përcaktuan prioritetet e bashkëpunimit që insiston në përgatitijen e stafit të TOB …

Festivali teatror i Butrintit, edicioni i 15-të vjen me 6 shfaqje për publikun

Festivali ndërkombëtar teatror “Butrinti 2000”  në edicionin e 15 të tij, vjen këtë vit me gjashtë shfaqje për publikun artdashës dhe vizitorët e shumtë të jugut të vendit. Ky edicion jubile zhvillohet në datat 13 deri më 19 korrik dhe …

65-vjetori i Kinostudios, Kamera e Kumbaros, ciceron për historinë

Një dëshmi historike që po flaket si rraqe e vjetër. Kjo është Kinostudioja sot për Saimir Kumbaron. Për ta përkujtuar 65-vjetorin e inaugurimit të saj më 10 korrik 1952, regjisori Kumbaro e kthen objektivin sa nga trashëgimia filmike aq edhe …

Pas 25 vjetësh, “emigrantët” rikthejnë shijen e teatrit në qytet

Në Berat, drama “Emigrantët” e sjellë në skenë nga një ish-aktor e regjisor i trupës së dikurshme, ka sjellë shijen e teatrit pas 25 vjet mungese. Shfaqja u interpretua nga vetë regjisori Aleksandër Rrapi që tashmë jeton dhe interpreton në …

Berat, muzika e vjetër mbush me tinguj muzeun Onufri

Muzika napoletane e viteve ‘600-‘700 ka mbushur me tinguj muzeun Kombëtar Onufri në qytetin muze të Beratit. Edicioni i katërt i muzikës së vjetër, Vox Baroque është aktiviteti i vetëm i këtij lloji në Shqipëri që i kushtohet kretësisht repertorit …

Filmi “1395 ditë pa të kuqen” mbyll siparin e Festivalit “Ekrani i filmit”

“1395 ditë pa të kuqen”, filmi i artistit shqiptar Anri Sala mbylli edicionin e parë të festivalit “Ekrani i filmit” organizuar për herë të parë në Shkodër, pas 10 vitesh rrugëtim në Firence. Filmi solli për të pranishmit një prej …

“La Traviata” rikthehet në Teatrin Skampa pas 40 vitesh

Qendra e Artit në Elbasan, ka bërë një analizë të punës për 6 muajt e parë të vitit  2017, ndërsa drejtorit  Kliti Kapaj, tha se ky ishte një sezon i sukseshëm.  Kapaj përmend “La Traviatën” si një arritje, por edhe …

“California Feetwarmers dhe “Alar Band” performojnë në Sarandë

Ambasada e SHBA në Tiranë, me mbështetjen e Bashkisë së Sarandës ka dhuruar për pushuesit dhe turistët e shumtë një koncert të përbashkët të Grupit California Feetëarmers dhe Alar Band.  Koncerti u performua në skenën e ngritur në Plazhin “Rinia” …

“Ekrani i artit”, festivali i filmit për herë të parë në Shkodër

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë, nga Firence ku zhvillohet prej vitit 2008, festivali i filmit “Ekrani i artit” për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri, e pikërisht në qytetin …

Lumi i Gashit në Tropojë dhe Rrajca në Përrenjas pjesë e UNESCO

Komiteti i Trashëgimisë Botërore, UNESCO, ka vendosur që të përfshijë në listën e Trashëgimisë Botërore dy pyje të vjetra të Ahut, shumë të rëndësishme të Shqipërisë: Lumin e Gashit në Tropojë dhe Rrajcën në Përrenjas. Siç bëhet e ditur nga …

Himarë, tingujt e xhazit gjallërojnë kalanë e Ali Pashës

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo është shndërruar këtë fundjavë në skenën e koncertit të xhazit që ka mbledhur gjithë të apasionuarit pas kësaj rryme dhe turistët e shumtë që pushojnë në bregdetin e jugut. Koncerti ka nisur me …

Çertifikohen mjeshtrat e rinj të gurit dhe drurit

Mjeshtrat e gurit dhe drurit kanë bërë atë që sot njihet si qyteti muze i Beratit. Por, prej më shumë se 25 vjetësh qytetit i mungonin brezat që do të trashëgonin këtë mjeshtri që ka krijuar banesa, objektet e kultit, …

Arkapia nga Elsa Demo – Edison Gjergo, çmimi i shtrenjtë i artistit

Piktori Edison Gjergo përjetoi një jetë të shkurtër artistike midis viteve 1969-1973, periudhë në të cilën ka qenë i përndjekur në mënyrë intensive. Madje dosja e tij mbyllet vetëm pas vdekjes, në vitin 1989. Çfarë thonë dosjet e Sigurimit për …

“Dora tjetër”, Pegi nxjerr në treg romanin e shkrimtarit britanik Chris Cleave

Shtëpia botuese Pegi sjell në shqip romanin e autorit britanik Chris Cleave “Dora tjetër”. Libri është rrëfimi me dy zëra i jetëve të ndërthurura të një refugjateje nigeriane dhe një kryeredaktoreje të një reviste britanike. Romani tregon se si “tjetri” …

UNESCO, miratohet pa vërejtje progres-raporti mbi Beratin e Gjirokastrën

Qeveria Shqiptare një vëmendje të veçantë i ka kushtuar trashëgimisë kulturore e mbrojtjes së saj. Puna e bërë në këtë drejtim është raportuar në sesionin e 41 të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s qw po zhvillohet në Krakov …

Shkrimtarja Elizabeth Gowing promovon librin mbi artin e filigranit

Shkrimtarja angleze Elizabeth Gowing ka prezantuar librin e saj të gjashtë me titull “Fija e argjende, një rrugëtim në zejtarinë ballkanike”. Përmes tij ajo ndan përvojën e udhëtimit nëpër Shqipëri, Kosove e Ballkan në kërkim të gjurmëve të traditës së …

Instituti Çabej, pasuria Çabej në shërbim të kulturës dhe shkencës

Themelohet “Instituti Çabej” i pavarur nga politika dhe bizneset për të promovuar veprën e gjuhëtarit dhe për të mbështetur albanologët e rinj brenda e jashtë vendit. Në pak muaj pasi hapi dyert kjo shtëpi e Tiranës së vjetër, njoftohet themelimi …

“Arkapia” nga Elsa Demo – Hysamedin Feraj: Media manifeston instinktin dhe jo lirinë

Në raportin “Tipet e ligjërimit në emisionet e formatit debatues” që bazohet në 300 orë transmetim televiziv, filozofi Hysamedin Feraj analizon gjithë keqkuptimet dhe kundërthëniet që krijojnë opinionbërësit e përnatshëm në ekranet shqiptare në emër të gjoja demokracisë dhe lirisë …

Përkujtohet Agim Neza, promovohen tre librat e fundit

Në 55 vjetorin e lindjes, së gazetarit, analistit, pedagogut dhe shkrimtarit Agim Neza janë promovuar tri librat e tij të fundit. Personalitete të politikës, kolegë e të afërm vlerësuan kontributin e Agim Nezës në gazetarinë shqiptare. Në 55-vjetorin e lindjes …

“Sandwich, A është mirë me qenë shqiptar?”Mustafa Nano rihap debatin

E ndërsa duket se do të rihapë një debat të gjerë publik, publicisti dhe gazetari Mustafa Nano ka hedhur në tregun e lexuesit shqiptar librin e ri “Sandwich, A është mirë me qenë shqiptar”. Por ndryshe nga sa thotë titulli, …

“Fshati primitiv” albumi me vizatime i Maks Velos

Nga gjithë format që Maks Velo ka përdorur për të shprehur veten, trajtat primitive të lapsit mbi letër kanë qenë më jetëgjatat. Këtë lloj historie përmban “Fshati primitiv”, albumi që iu prezantua një publiku të rinjsh tek Reja. Maks Velo: …

Opera “Skëndërbeu”në skenën e teatrit “Migjeni”

Opera “Skenderbeu” ka mbyllur siparin e aktiviteteve ne skenen e Teatrit “Migjeni” te qytetit te Shkodres, organizuar ne 100 vjetorin e lindjes se themeluesit te operas shqiptare, Prenk Jakova. Mbi 100 artiste te trupes se Teatrit te Operas dhe Baletit, …

Rikthehet Festivali i Fëmijëve në Elbasan

Pas 12 vjetësh ndërprerje, rinis Festivali i Këngës për Fëmijë, që mbledh në garë 40 fëmijë nga gjithë qarku. Kjo traditë promovon talentet e reja që përfaqësohen në skena më të mëdha kombëtare. Drejtori i Qendrës së Artit në Elbasan, …