Lajmet nga Rajoni

Serwer: Veriu të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Veriu është problemi kryesor mes Kosovës dhe Serbisë dhe si i tillë nuk ka zgjidhje tjetër përveç se kjo çështje të diskutohet në dialogun mes dy vendeve.

Syriza dhe PASOK në mbështetje të emigrantëve

Ligji i ndryshuar në Greqi nga këshilli i lartë i shtetit që ka shpallur si anti kushtetues dispozitat e ligjit 3838/ 2010 ka ngjallur reagime të ashpëra si nga partia opozitare Syriza por edhe nga partia e koalicionit qeverisës PASOK.

Hoxhaj: Serbia po shkon drejt njohjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Serbia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sipas Hoxhaj, Serbia nëpërmjet disa hapave konkretë e ka pranuar realitetin e një Kosovë të pavarur. Hoxhaj ka hënë se në …

Zbogar: Zgjidhja për veriun e Kosovës, në bisedime

Simbolikisht një grup artistësh vendosën mbi lumin Ibër një urë zambakësh uji, një simbol për bashkimin e qytetit i cili tash e 13 vjet me radhë është shndërruar në simbol të ndarjeve të thella etnike në Kosovë.

Kuçi: Prishtina, gati për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Prishtina është gati për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Greqia shfryn krizën mbi emigrantët, shtrëngohet më tej ligji për shtetësinë dhe votën

Athina zyrtare ka ashpërsuar edhe më tej ligjet për të drejtat e emigrantëve në Greqi.

22 muaj burg zv.kryeministrit të Kroacisë, dorëhiqet Çaçiç

Zv/ kryeministri kroat ka dhënë dorëheqje pasi gjykatësit e apelit në Hungari e dënuan atë me 22 muaj në burg pas një aksidenti fatal me makinë.

Shkojnë në 97 njohjet për Kosovën? Konfirmohen Saint Kitss dhe Nevis

Qeveria e shtetit Saint Kitts dhe Nevis të hënën ka marrë vendim për njohjen e Kosovës, ndërsa brenda disa ditëve pritet të dërgojë edhe notën verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Inzko:Po kërcënohet integriteti territorial i Bosnjes

I dërguari ndërkombëtar për Bosnjën tha se po kërcënohet integriteti territorial i këtij vendi ballkanik. Në raportimin e tij para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Valentin Inzko theksoi se është në rrijte retorika separatiste e zyrtarëve …

Samarxhiç: Ekziston platforma për Kosovën

Ish ministri për Kosovën në qeverinë serbe dhe ish-zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Sllobodan Samarxhiç, ka deklaruar se qeveria e re serbe nuk ka nevojë për platformë për Kosovën, sepse ekziston një platform e tillë dhe kjo është pakoja e Ahtisaarit.

Greqia, optimiste për të ardhmen pavarësisht krizës

Pavarësisht zërave kritikë në Greqi pas samitit të Eurogrupit mbizotëron një optimizëm për të ardhmen.

Takimi Thaçi-Daçiç, s`dihet nëse do bisedohet për veriun

Java e parë e dhjetorit do të jetë takimi i tretë mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Ivica Daçiç në Bruksel.

BB kundërshton rritjen e pagave në Kosovë

Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se Kosova ka krijuar një bazë të fortë të ekonomisë së tregut, por ua ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve të institucioneve të vendit që të vazhdojnë me këtë qasje të matur në menaxhimin e buxhetit, ndërsa rritja e paqëndrueshme pagave do të minonte gjendjen e menaxhimit makroekonomik aktual.

Thaçi informon Ambasadorët e Kuintit për takimin me Daçiç

Duke folur rreth takimit të dytë të mbajtur në Bruksel me kryeministrin e Serbisë,Ivica Daçiç, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka informuar ambasadorët e shteteve të Kuintit lidhur me temat që janë diskutuar në atë takim.

Ferati: Ligji duhet të funksionojë edhe në veri

Grupi Punes për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil ka vizituar të martën Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës, për t’u njohur më afër me zbatueshmërinë e ligjeve, aktivitetet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo zyrë.

OKB: Hapat konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përshëndeti hapat konstruktive në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe ka shprehur shpresën se kjo do të çonte gradualisht në një normalizim të marrëdhënieve dhe ngritjen e një paqe të qëndrueshme në rajon.

Integrimi i Maqedonisë, Petrov: Edhe një pengesë drejt Europës

Një ditë pas deklaratës së qartë të Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Bullgarisë se nuk do të lejojnë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nëse Shkupi zyrtar nuk tregon qëllime të mira fqinjësore, ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Daçiç: IBM-ja jo e përshtatshme për Serbinë, por duhet ta zbatojmë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) me Prishtinën është e papërshtatshme për Serbinë por qeveria duhet ta zgjidhë atë me sa më pak dëme.

Kosova, “kryekushti” i BE-së për Serbinë

Bashkimi Evropian ka përcaktuar tre kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërsa dy të tjerat kanë të bëjnë …

Greqia fiton kohë, ndihmat në 20 nëntor

Greqia shpëton sërish. Ministrat e financave në Eurozonë kanë rënë dakord të japin Athinës edhe dy vjet kohë deri në vitin 2016, për të përmbushur objektivat e reduktimit të deficitit.

Takimi me Daçiç në Bruksel, Thaçi informon Jahjagën

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka vazhduar praktikën e informimit për takimin e dytë me kryeministrin serb Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme në BE.

Shpërthim në veri të Mitrovicës, s`ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në Lagjen e Doktorëve në veri të Mitrovicës. Një granatë dore ka shpërthyer duke dëmtuar disa automjete të parkuara por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ngjarja …

Greqi, miratohet buxheti i vitit 2013

Mes protesave dhe zemërimit të grekëve që ka arritur kulmin, ligjvënësit grek kanë miratuar buxhetin për vitin 2013 që përfshin shkurtime të shpenzimeve.

Pajtiç: Vojvodina ekziston si shtet, Serbia ta njohë

Serbia duhet të respektojë faktin se Vojvodina ekziston”. Kështu është shprehur për gazetën Dnevnik të Novi Sadit kryeministri i Vojvodinës, Bojan Pajtiç

Analfabetizmi në Kosovë në rritje

Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë në Evropë për analfabetizmin.   Komiteti për Edukim dhe Arsimim të të rinjve të Kosovës në bashkëpunim me  Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës, kanë publikuar një raport  ku  sipas tyre  analfabetizmi në Kosovë …

Krasniqi: Dalja nga pakoja e Ahtisarit rrezikon dialogun

Për kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi dialogu i filluar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Nga Gjilani, për 18 ditë në këmbë drejt Vlorës

Të veshur me veshje kombëtare, me flamurin kombëtar në duar, katër qytetarët Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të shtunën në këmbë për në Vlorë.

Anëtarësimi në BE, Beogradi kërkon datë në dhjetor

Beogradi këmbëngul që në dhjetor të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE, dhe për këtë duket se po përdor dialogun me Kosovën.

Buxheti grek, Sturnaras: S`do bëhemi kurban

Ndërsa Greqia është në fije të perit dhe nuk ka asgjë të sigurt për vendin e zhytur në recesion për të 5 vit radhazi, ministri i financave ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim.

Deklaratat e Fyles për Maqedoninë, Athina kërkon shpjegime

Athina zyrtare ka reaguar ashpër ndaj intervistëes së komisionerit për zgjerim ne BE Stefan Fyle, i cili për agjensinë Reuters tha se Maqedonia duhet të fillojë bisedimet me BE-në edhe pa zgjidhur çështjen e emrit.

Integrimi, Fyle: Maqedonia mund të nisë vitin e ardhshëm negociatat

Komisioneri për zgjerim në BE-së Stefan Fule thotë se Maqedonia mund të nisë negociatat e pranimit me BE-në, vitin e ardhshëm, pa zgjidhur çështjen e gjatë me Greqinë, për emrin e saj.

Hoxhaj në Mal të Zi: Prioritet forcimi i pozitës së shqiptarëve

Është prioritet i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, që t’i mbështesë, t’i promovojë dhe në të njëjtën kohë t’i forcojë pozitat e shqiptarëve, kudo që jetojnë rreth Republikës së Kosovës.

Davenport:Të largohen strukturat paralele në veri të Kosovës

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Davenport ka deklaruar në intervistën për gazetën “Politika” se “çështja e ardhmërisë së strukturave ekzistuese në veri të Kosovës lypset të iniciohet nëse duam të shohim përmirësim të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së kryeministri serb Daçiç se Serbia nuk është e gatshme t’i heq të ashtuquajturat institucionet paralele në veri të Kosovës.

Schulz: Kosova ka të ardhme evropiane

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se ekziston mendimi i përbashkët i anëtareve të Bashkimit Evropian se Kosova ka një të ardhme evropiane.

Lunaçek: Serbia nuk mund të anëtarësohet ne BE pa njohjen e Kosovës

“Nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet normalizimi i raporteve, ndërsa Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE, pa njohjen e Kosovës”, shprehet për DW Ulrike Lunacek, raportuese e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën.

Vulin: S’do të kishim bisedime me një Kosovë të pavarur…

Askush nuk duhet të presë që Serbia do të marrë pjesë në krijimin e shtetit të Kosovës. Dhe, edhe nëse është e saktë se shumë gjera nuk po na shkojnë mirë, besoj se është e mundur të gjendet zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën, që do të ishte pozitive për ne, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Thaçi kërkon seriozitet nga homologu Daçiç në komentet rreth Brukselit

Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po i pëlqen aspak joserioziteti i homologut të tij serb, Ivica Dacic, në lidhje me takimet që po zhvillohen në Bruksel nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton.

Ban Ki-moon kërkon zgjidhje të përbashkët për veriun

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kërkuar që autoritetet në Prishtinë, ato në Beograd, si dhe autoritetet lokale në veri të Kosovës të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Fyle: Zvarritja e Maqedonisë për në BE, rrit tensionet ndëretnike

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle ka theksuar se Maqedonia vitin e ardhshëm mund të fillojë negociatat për afrim drejt BE-së edhe pa zgjidhur kontestin shumëvjeçar me Greqinë.

Thaçi i gatshëm të raportojë në Parlament për takimin me Daçiç

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shpreh gatishmërinë e tij për të raportuar në Kuvendin e Kosovës për takimin e dytë, të zhvilluar pak ditë më parë në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Nikoliç: Do të përmbushim kushtet e vendosura nga BE

Presidenti serb Tomislav Nikoliç deklaroi në Athinë (të premten), pas takimit me Presidentin grek Karolos Papulias, se Serbia do të përmbushë të gjitha kushtet e bashkëngjitura nga BE-ja, por shtoi se vendi nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Greqia kërkon finacime urgjente, pa mbërritur afati

Greqia do te inicioje shpalljen e ofertes urgjente per te mbledhur fonde nga tregjet financiare ne rast se nuk arrin te marre nje tjeter kest ndihme shpetimi ne kohe per te shlyer borxhet e saj.

Kusari-Lila: Rajonit i duhen më shumë reforma ekonomike

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha sot se vendet e rajonit duhet t’i thellojnë reformat ekonomike për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike në vitet e ardhshme.

Gjukanoviç mandatohet për formimin e qeverisë së re malazeze

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i ka besuar Millo Gjukanoviçit mandatin për formimin e Qeverisë së re malazeze, raportojnë mediat në Podgoricë. Sipas tyre, kjo ka qenë kërkesë e partisë së Gjukanoviç.

Kouchner: S`kam dëgjuar kurrë për “Shtëpinë e verdhë”

Ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe shefi i administratës së UNMIK-ut në Kosovë në periudhën e parë të vendosjes së administratës së Kombeve të Bashkuara pas 12 qershorit të vitit 1999, Bernard Kouchner

Nikolliç: Kushtet i plotësojmë, Kosovën s’e pranojmë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se vendi i tij do t’i përmbushë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian, por nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi konfirmohet nga ministri i jashtëm kosovar Enver Hoxhaj

Sondazhi: 59 përqind e serbëve zgjedhin Kosovën në vend të BE-së

Nëse në Serbi do të mbahej një referendum dhe serbët do të pyeteshin se kë do të zgjidhnin mes Kosovës apo BE-së rreth dy të tretat e tyre do të zgjedhin për të mbajtur Kosovën brenda Serbisë.

Ndihma për Greqinë mund të vonohet

Kambanat e alarmit kanë rënë në qeverinë greke pas deklaratave të zyrtarëve gjermanë dhe veçanërisht fjalët e ministrit gjerman të financave Wolfgang Schauble se ndima e radhës për Athinën mund të vonohet.

Franca përshëndet vazhdimin e takimeve Thaçi-Daçiç

Franca mbështet vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë politik dhe mendon se bëhet fjalë për një hap “të rëndëishëm dhe konstruktiv”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme franceze.

Gjuriç: Serbia do të vazhdojë të financojë strukturat paralele

Këshilltari për politikë të jashtme i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se Serbia “nuk do të pushojë së financuari institucionet serbe në Kosovë”.

Beogradi lejon Kosovën në OKB?

Platforma për Kosovë e Qeverisë së re të Serbisë do të dërgojë deri tE “kapitullimi i pakushtëzuar i Serbisë para perëndimit” i cili nënkupton pajtueshmëri të Beogradit që krahina e shkëputur (Kosova) të pranohet në OKB, si shtet i pavarur!

Nikolliç reagon pas kritikave, i uron rizgjedhjen si President Obamës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, i ka uruar sot presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, rizgjedhjen për mandatin e dytë presidencial.

Jahjaga: Rezultati i dialogut, normalizimi i marrëdhënieve

Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve si shtete të pavarura dhe sovrane, me respektimi të integritetit territorial të tyre.

Greqi, papunësia në nivele rekord

Papunësia në Greqi ka arritur shifrën rekorde prej 24.5 përqind. Agjencia shtetwrore greke e statistikave njoftoi sot se më shumë se 1.2 milionë njerëz nga popullësia 10 milionëshe tani janë të papunë.

Thaçi-Daçiç: Të zbatojmë marrëveshjet e arritura

Prishtina dhe Beogradi  duket se kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes dy vendeve. Pas takimit të dytë mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç, zyra e shefes së diplomacisë europiane   …

Greqi, Parlamenti miraton me 153 vota paketën e masave

Greqia ka kaluar një natë ferri ndërsa parlamenti i dha dritën jeshile pas mesnatës masave të shkurtimit.

Bruksel, Ashton darkë pune me Thaçin e Daçiç

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur darkën e punës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiç.

Zhbogar: Për Kosovën dhe Serbinë duhet një model unik

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka thënë sot se modeli i dy Gjermanive perceptohet keq nga kosovarët për shkak të bashkimit të këtyre dy shteteve në një të vetëm. Sipas tij, për Kosovën dhe Serbinë duhet të gjendet një model i veçantë.