Lajmet nga Rajoni

Lëvizja “Vetëvendosje”, Kurti: Të rrëzohet qeveria Thaçi

Ndërsa klasa politike kosovare është e përcarë sa i përket refomave në vend dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se ka ardhur kohë të rrëzohet qeveria e kryeministrit Thaci.

Svoboda: Serbia të njohë Kosovën

Raportuesi Special i Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Hannes Swoboda, thotë se Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën, para se t`i bashkohet Bashkimit Evropian.

Merkel: Një tjetër shans për Greqinë

Mes pasigurisë për të ardhmen e Greqisë, në një kohë kur qeveria ende nuk ka marrë një vlerësim pozitiv nga trojka, kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka ndyshuar qëndrim.

Nikoliç sulmon BE: Ndryshoje termin “integriteti i Kosovës”

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, i ka bërë apel Bashkimit Evropian që të jetë i paanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe që ta ndryshojë formulimin integriteti i Kosovës.

Mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, favorit partia e Gjukanoviç

Votuesit në Mal të Zi votojnë të dielën për zgjedhjet parlamentare. Sondazhet e opinionit flasin se koalicioni qeverisës për një “Mal të Zi Evropian” është favorit dhe potencialisht mund të marrë gati gjysmën e votave.

Përurohet përmendorja e Hasan Prishtinës në Shkup

Përmendorja është e vendosur në një nga lokacionet më qendrore dhe më të frekuentuara të Shkupit, përballë gjykatave dhe Bibliotekës Nacionale të Maqedonisë. Në Shkup sot në mënyrë solemne do të shpaloset përmendorja e heroit kombëtar Hasan Prishtina. Përmendorja është …

Daçiç: Ende s`është përcaktuar ekipi për dialog

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se ende nuk është përcaktuar ekipi negociator i Beogradit në dialogun me Prishtinën dhe se ende nuk dihet se kush do ta udhëheqë atë.

KDI: Fizibiliteti, sfidë serioze

Përfaqësuesit e Instituti Demokratik të Kosovës deklaruan të shtunën se “Studimi i Fizibilitetit”, i publikuar tre ditë më parë nga Komisioni Evropian, tregon shumë qartë se Kosova ka nevojë për rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe jo vetëm për fjalë e deklarata boshe.

Zgjedhjet në Mal të Zi, sot heshtje zgjedhore

Mali i Zi zhvillon nesër zgjedhjet parlamentare ndërsa sot në vend mbizotëron heshtja zgjedhore.

Daçiç, kryenegociator në bisedimet me Kosovën

Kryeministri serb Ivica Daçiç do të jetë kryenegociatori i Serbisë në negociatat me Kosovën. Kjo është konfirmuar për mediat serbe nga burime brenda qeverisë dhe kabinetin e shefes së diplomacisë së BE-së, Ketrin Eshton, e cila do të udhëheq negociatat.

Serbia kërkon heqjen e termit “integritet” i Kosovës

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç ka kërkuar heqjen e termit “integritet territorial” i Kosovës nga raport progresi i Komisionit Europian. Në një prononcim për gazetën “Veçernje novosti”, Nikoliç ka theksuar se BE-ja nuk jep alternativa për anëtarësimin e Serbisë.

Biznesi shtetësi bullgare në këmbim të 100 mijë eurove investim

Investitorët e jashtëm, që investojnë 100 mijë euro në Fondin Kombëtar të Bullgarisë për Inovacione (FKBI), mund të fitojnë shtetësi bullgare, ka vendosur sot parlamenti i këtij vendi.

Krasniqi i premton Fules realizimin e prioriteteve të BE

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi priti sot komisionarin evropian për Zgjerim, Stefan Füle, me të cilin ka biseduar lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në dritën e Raportit të Progresit të dhe Studimit të Fizibilitetit për MSA-në.

RDK mban Kongresin partiak në dhjetor

Këshilli i përkohshëm drejtues në mbledhjen e radhës të mbajtur në selinë qendrore të RDK-së në Shkup diskutoi për më tepër çështje për aktualitetin politik në vend me theks të veçantë për punën e deputetëve të RDK- së në Parlament, mocionin ndaj qeverisë Gruevski, tentim bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare shqiptare raportin e fundit të UE-së dhe përgatitjet për mbajtjen e Kongresit të parë të RDK-së.

Valë e re azilkërkuesish nga Maqedonia dhe Serbia në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë rritur shqetësimet dhe reagimet lidhur me valën e re të azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Mediat gjermane kanë alarmuar shqetësimet e autoriteteve të disa landeve, të cilat gjatë muajit shtator dhe në fillim të këtij muaji janë përballur me fluks masiv të qytetarëve nga Maqedonia dhe Serbia që kërkojnë statusin e azilit në Gjermani.

Fule: Nëse punoni seriozisht, negociatat për MSA-në vitin tjetër

Komisioneri evropian për Zgjerim, Stefan Fule në takimin me kryeministrin Thaçi deklaroi se rruga e Kosovës për në Bashkimin Evropian varet ekskluzivisht nga institucionet vendore, e jo nga BE-ja. Ai tha se nëse ka konsensus të fortë dhe punohet seriozisht atëherë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së mund të fillojnë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Degert: Serbia të vijojë me reformat

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, tha sot se përmendja e integritetit territorial të Kosovës, në Strategjinë e zgjerimit të Komisionit Evropian, nuk duhet ta largoj vëmendjen nga reformat, të cilat Serbia duhet t`i zbatoj.

Kacin: Raporti për Kosovën, mesazh i fuqishëm

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka deklaruar se raporti i Komisionit Evropian për Kosovën paraqet mesazh të qartë se “perspektiva e anëtarësimit në BE është e qartë dhe e fuqishme”.

Familjarët e viktimave të Srebrenicës padisin Hollandën

Familjarët e viktimave të masakrës së Srebrenicës kanë ngritur një padi kundër Hollandës në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.

Mbyllet rasti Asanaj, Prokuroria: U vetëvra

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka mbyllur rastin e vetëvrasjes së Dino Asanajt, pasi bazuar në të gjitha provat, Prokuroria nxjerr konkluzionet se i ndjeri është vetëvrarë.

Rexhepi: Serbët duhet të pozicionohen, s`ka ndarje të veriut

Ndarja e Kosovës nuk është e pranueshme dhe Serbia nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi për portalin serb Pinkonlajn. Rexhepi shtoi se serbët në veri të vendit do të duhej të përcaktohen vullnetarisht se a do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, “ose do të jetojnë në ëndrrat e tyre”.

Fenomeni i kthyer në “traditë”, martohen në masë vajzat e mitura

Martesa e hershme është shkelje mizore e të drejtave të njeriut dhe privon vajzat nga arsimimi, shëndeti dhe perspektiva afatgjate. Vajza që martohet në fëmijëri do të mbetët pa potencial të plotësuar, prandaj duhet angazhimi i të gjithëve për të penguar martesat e hershme të vajzave.

Integriteti territorial i Kosovës, Nikolliç: Të ndryshohet formulimi

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, i ka thënë komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule, se nëse Europa dëshiron që Serbia t`i bashkohet, duhet të ndryshojë pjesën e raportit ku përmendet integriteti territorial i Kosovës.

Daçiç i gatshëm për dialog, por pa njohje të Kosovës

Beogradi është i gatshëm për dialog politik dhe teknik me Prishtinën, por nuk mund të pranojë kushtet që nënkuptojnë njohje të pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç pas takimit me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

Kosovë, Kuvendi sot voton mocionin dhe rezolutën për privatizim

Debati për privatizimin e ndërmarrjeve publike pritet të përfundojë sot, me votimin e mocionit të partive opozitare ose rezolutën e pozitës në Kuvendin e Kosovës. Si mocioni i opozitës, ashtu edhe rezoluta e pozitës, janë për vazhdimin e privatizimit, megjithatë sipas tyre dallon mënyra e procesit të privatizimit.

Komisioneri Fule viziton Kosovën dhe Serbinë

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fule viziton Kosovën dhe Serbinë.

Tadiç:Respektimi i tërësisë tokësore, lajm i keq për Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike serbe (DS) në opozitë, dhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian se Serbia duhet të respektojë tërësinë tokësore të Kosovës është lajm i keq për vendin.

Fule: KE pret qё Kosova tё plotёsojё kushtet pёr tё negociuar MSA-nё

Komisioneri pёr Zgjerim i BE-sё, Stefan Fule nё njё intervistё pёr RTK-nё ka hequr dyshimin e Kosova nuk mund t`i plotёsojё kushtet e Komisionit Evropian pёr tё negociuar Marrёveshjen ё Stabilizim Asociimit. “Nuk kam absolutisht kurrёfarё dyshimi se Kosova do jetё nё gjendje qё t`i plotёsojё kёto kushte nё afat relativisht tё shkurtёr. Kur ta bёn kёtё Kosova, atёherё ne do ia prezantojmё mandatin shteteve anёtare tё BE-sё. Vetёm kur shtete anёtare japin dritёn jeshile ne mund tё fillojmё me negociata”, ka theksuar Fule.

Zhbogar: Kosova e gatshme të negociojë MSA-në

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se miratimi i Studimit të Fizibiliteit për Kosovën tregon gatishmërinë e Prishtinës për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).

Jahjaga mirëpret miratimin e Studimit të Fizibilitetit nga KE

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur miratimin e Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Serbia nuk merr datë për BE-në, zemërohet Daçiç

Komisioni Europian nuk ka rekomanduar dhënien e datës së negociatave për bisedime ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Europian, duke rekomanduar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën. Raportin e KE-së për përparimin e Serbisë e ka bërë publik komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

Rekord papunësie në Greqi, 25% gjatë muajit korrik

Shifrat zyrtare të lëshuara sot në Greqi tregojnë se papunësia në vend ka arritur në 25.1 % në muajin korrik, shifër kjo rekorde për Greqinë.

KE:Kosova duhet të përmbushë kriteret afatshkurtëra

Komisoni Europian ka miratuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Ky studim konfirmon se kjo marrëveshje mund të vendoset ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës në një situatë ku vendet anëtare të BE-së mbajnë qëndrime të ndryshme …

Reinhardt-autoriteteve kosovare: Praktikoni modelin e dy Gjermanive

Ish komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë viteve 1999-2000 ka deklaruar se Kosova është një shtet modern, por ka thënë se është i pakënaqur me gjendjen në veri të Kosovës. Reinhardt ka thënë se zgjidhja e kësaj çështje duhet të gjendet nëpërmjet dialogut në Bruksel.

Krasniqi para drejtësisë, nuk raportoi vjedhjet e votave?!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mund të përballet me drejtësinë, për shkak të mosraportimit të vjedhjes së votave në zgjedhjet e fundit parlamentare edhe pse ishte në dijeni se vjedhja e votave po ndodhte.

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s diskutojnë për Kosovën

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, të cilët u mblodhën dje në Bruksel, për të nisur takimin dyditor, pritet të diskutojnë sot edhe për situatën në Kosovë.

Raporti i KE-së për Maqedoninë, kritika por edhe progres

Komisioni Evropian (KE), publikon sot raportin për progresin që kanë bërë shtetet e Ballkanit gjatë vitit 2012, përfshirë këtu edhe Maqedoninë. Dokumenti në fjalë zyrtarisht do të prezantohen në nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.
Agjencia e lajmeve INA, thekson se raporti i KE përmban rekomandim të ri për fillimin e negociatave me Maqedoninë.

Nikoliç mohon Srebrenicën gjatë takimit me Napolitanon

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, deklaroi gjatë takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano, se nuk njeh gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë. Provat e palëkundshme tregojnë se 7-8 mijë boshnjakë muslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe në afërsi të Srebrenicës gjatë Luftës Boshnjake për Pavarësi nga Jugosllavia (1992-95), por Nikoliç ruan një këndvështrim tjetër.

Zhbogar-Kosovës: Ju duam në BE

Në një ceremoni solemne Bashkimi Evropian, të martën mbrëma ka hapur Qendrën për Informimit dhe Kulturë në Prishtinë, me ç`rast u tha se Bashkimi Evropian dëshiron të jetë sa më afër qytetarëve të Kosovës, dhe është i interesuar që edhe Kosova, një ditë të jetë ne mesin e shteteve të BE-së.

Kuçi takon homologen austriake, merr mbështetje në fushën e drejtësisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka takuar në Vjenë Ministren e Drejtësisë së Republikës Federale të Austrisë, Beatrix Karl. Dy ministrat e Drejtësisë kanë zhvilluar një drekë pune me ç`rast kanë shkëmbyer përvojat e tyre në fushën e drejtësisë, duke vënë theksin mbi bashkëpunimin juridik ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve.

Shtyhet pa afat seanca gjyqësore për ish ministrat e Kulturës

Astrit Haraçija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza priteshin të dilnin të mërkurën në seancë gjyqësore për të dhënë përgjegjësi për korrupsion, mirëpo, mediat kosovare raportojnë se një seancë e tillë është shtyrë për afat të pacaktuar.

Italia s`e kushtëzon Serbinë me Kosovën

Presidentët e Italisë dhe të Serbisë, Giorgio Napolitano dhe Tomisllav Nikolliç, janë pajtuar sot në Romë se Serbisë nuk duhet t`i vihen kushte të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat në Beograd.

Protestat kundër vizitës së Merkelit, edhe opozita e rreshtuar

Lideri i Partisë Komuniste Greke, Aleka Papariga dhe lideri i partisë Syriza, Alexis Tsipras, kanë folur sot para gazetarëve në Athinë, gjatë protestave të përbashkëta të sindikatave greke dhe studentëve, bashkë me liderët e opozitës, për të treguar se nuk duan masa të mëtejme të shtrëngimit.

Incidenti në kufi, Menduh Thaçi letër Kryeministrit Samaras

Pjesëmarrja e liderit të PDSH-së në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan si duket ka revoltuar grekët. Si hakmarrje, për arsye banale, gjatë kthimit në vendlindje ai është ndaluar nga autoritetet kufitare greke. Ky incident ka detyruar liderin e PDSH që ti drejtohet më një letër kryeministrit grek Antonis Samaras.

Angela Merkel mbërrin në Greqi, pritet nga Samaras

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në kryeqytetin grek Athinë, ndërsa është pritur në aeroport nga kryeministri i vendit Antonis Samaras dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Komisioneri Fyle të enjten viziton Prishtinën

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle do të vizitojë të enjten Prishtinën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga Brukseli.

Svoboda: Serbia herët a vonë do të njohë Kosovën

Shefi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian Hans Svoboda ka deklaruar se herët a vonë do të vijë koha kur do të jetë e domosdoshme që Serbia të njohë faktin se Kosova është shtet i pavarur.

Nikoliç:Europa s`do na kërkojë të heqim dorë nga Kosova

Europa mund të na kërkojë gjithçka, por jo të heqim dorë nga Kosova. Europa nuk mund të na vendosë në kësaj zgjidhjeje: të jemi anëtar i BE-së apo të njohim pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar Timosllav Nikoliç, presidenti serb nga zyra e tij në Beograd, gjatë një interviste për “Corriere dela sera”.

“Hasan Prishtina” në Shkup, reagojnë maqedonasit

Më 14 tetor do të vendoset busti i heroit shqiptar Hasan Prishtina në një nga pjesët qendrore të Shkupit. Projekti realizohet nga komuna e Çairit me një donacion të familjes Prishtina përmes Mehmet Prishtinës. Përmendorja 5 metra do të jetë …

Kancelarja Merkel viziton sot Greqinë, blindohet Athina

Mbërrin sot në Greqi kancelarja gjermane Angela Merkel ndërsa kryeqyteti grek, Athina është blinduar në pritje të saj.

Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, i ka mirëpritur deklaratat e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve në dialogun e ardhshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Raporti i KE-së: Serbia ta pranojë Kosovën si fqinj

Komisioni Evropian miraton nesër konkluzionet për përparimin e Serbisë. Mediat serbe thonë se në momentet e fundit Serbisë mund t`i imponohen “kushte të vështira”. Sipas tyre, Beogradi nuk do të pranojë të nënshkruaj deklaratën për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, pasi kjo sipas tyre nënkupton që Kosova është shtet fqinj i Serbisë.

Takimi me Mustafën, Daci: Nuk kërkova asgjë për vete, apo LDD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka deklaruar se në takimin e sotëm me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ai nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për LDD- në apo për veten por për Kosovën.

Përgenjështrojnë serbët e veriut: S`jemi takuar me Jahjagën

Përfaqësues të serbëve të veriut kanë mohuar se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar me ta.
Ditë më parë këshilltari politik i Presidentes Jahjaga Ramush Tahiri, ka deklaruar se Presidentja është takuar me serbë të veriut por ai nuk e ka saktësuar se me k

Merkel në Greqi, priten protesta në kryeqytetin helen

Rreth 7000 oficerë të policisë janë vendosur në Athinë, në prag të vizitës së planifikuar të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila pritet të nxisë protesta masive në kryeqytetin grek.

Ristrokturim qeverie, “luftë” për largimin e Fatmir Besimit

Qeveria e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI së shpejti pritet të pësojë ndryshime, pas votëbesimit të fituar javën e kaluar. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se në fokusin e ndryshimeve është ministria e Mbrojtjes, Drejtësisë dhe ministria e Evrointegrimeve.

Serbia s`publikon platformën e dialogut derisa të deklarohet Kosova

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se platforma për bisedimet me Prishtinën po përgatitet, por detajet e saj nuk do të bëhen publike derisa “pala tjetër të mos deklarojë nëse do të negociojë”.

Kuçi: Lugina e Preshevës do të përfshihet në dialog

Çështja e tre komunave me shumicë shqiptare nën administrimin e Serbisë, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të zërë vend në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet me Kosovën, Nikoliç propozon Daçiçin si kryengociator

Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikolliç ka deklaruar sërish se do ta propozojë si kryenegociator në bisedimet me Prishtinën, kryeministrin Ivica Daçiç.