Lajmet nga Vendi

ERE shtyn shqyrtimin për heqjen e licencës së CEZ-it

Enti Rregullator i Energjisë shtyn për një kohë të pacaktuar shqyrtimin për heqjen e licencës së kompanisë CEZ{…}

Berisha: Greva e urisë, për interesa të pastra politike

Kryeministri Sali Berisha e ka përsëritur qëndrimin e tij duke e cilësuar grevë politike atë që po mbanin ish të dënuarit politike{…}

Dhuna në familje, gratë nuk e njohin sa duhet ligjin për mbrojtje

Dhuna në familje mbetet një nga problemet më shqetësuese. Një pjesë e madhe e grave hezitojnë të denoncojnë dhunuesin ndërsa disa të tjera janë të guximshme dhe kanë trokitur në komisariate dhe gjykata

Ish të përndjekurit politik ndërpresin grevën e urisë

Ish të burgosurit politik kanë ndërprerë sot grevën pas 31 ditësh në grevë urie.

Greva e urisë, KE: Inkurajojmë dialogun konstruktiv

Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano ka reaguar sot në lidhje me grevën e ish të përndjekurve politik në Shqipëri duke u shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar{…}

Tiranë, humb jetën një person, u hodh nga kati i katërt i një pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.

Borisov: Bullgaria votë pro. Berisha: Konsensus me PS për ligjet

Bullgaria do të jetë në vazhdimësi në mbështetje të procesit integrues të vendit tonë. Qëndrimi zyrtar është është bërë nga kreu i qeverisë bullgare Bojko Borisov{…}

Investimet gjermane në Shqipëri, inagurime në Cërrik, Pogradec dhe Korçë

Investimet gjermane në Shqipëri kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve në disa rajone të vendit{…}

Nënshkrim elektronik edhe në administratë, Pollo: Ofrojnë integritet

Në 100 vjetorin e pavarësisë do aplikohet për herë të parë nënshkrimi elektronik edhe në administrata, në mënyrë që të vërtetohet njëvlershmëria e identitetit fizik me atë dixhital.

Vijon regjistrimi i fermave në Shkodër, përfundon 50% e proçesit

Regjistrimi i njësive ekonomiko-bujqësore në Shkodër ka pasur ecuri pozitive. Dy javë pas fillimit të këtij procesi në qarkun e Shkodrës janë regjistruar 50 % të njësive ekonomike bujqesore.

Fushë Bulqizë, gjendet i pajetë 10-vjeçari

Loja e dy të miturve për të improvizuar një film i ka kushtuar jetën njërit prej tyre{…}

Protestë para Kuvendit, Tufa:Të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 31 të grevës së urisë ndërsa një përfaqësi e tyre kanë protestuar sot para kryesisë së Kuvendit{…}

Kapen 142 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Sekuestrohen 142 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek ndërsa është arrestuar edhe një shtetas shqiptar{…}

Kryeministri bullgar Borisov takohet me Berishën

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov nisi vizitën e tij dy ditore në Shqipëri me ftesë së kryeministrit shqiptar Sali Berisha{…}

AK kundër vizitës së ministrit të jashtëm serb në Tiranë

Aleanca “Kuq e Zi” reagon kundër vizitës së ministrit të Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, në Tiranë{…}

Vasili në “Ora News”: Ja tre opsionet e LSI-së për koalicionet

Dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare Lëvizja Socialiste për Intetgrim do të përcaktojë rrugën elektorale që do të ndjekë dhe koalicionet e mundshme në këto zgjedhje{…}

Balla akuza Imamit, denoncon shitjen e pronave në komunën e Dajtit

Për të denoncuar shitjen e pronave të ushtrisë deputeti Taulant Balla është ndalur në një zonë shumë pranë kryeqytetit, në koumunën e Dajtit{…}

Debati për Kryeprokuroren, Oketa: Mandati i Ramës është i pakufizuar

Mandati i Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, nuk përfundon as në nëntor as në maj, por është i pakufizuar…

Kryeministri bullgar viziton Tiranën, takim me Berishën

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov zhvillon sot një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë së kryeministrit shqiptar Sali Berisha{…}

Meta rizgjidhet kryetar i LSI: Fitore e bukur, me garë dhe debate

Rikonfirmohet për një mandat të dytë në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kreu aktual i saj Ilir Meta{…}

Votimi për kreun e LSI-së, voton Meta, numërimi manual

Ka perfunduar votimin edhe kreu aktual I LSI-së,njëherësh kandidat për një mandat të dytë në garën për drejtimin e LSI-së, Ilir Meta{…}

Mishi tregëtohet sërish në rrugë, asnjë kontroll te tregu “Jordan Misja”

Edhe pse më herët Bashkia ka deklaruar se tregu në rrugën “Jordan Misja”, është mbyllur për shkak të pasigurisë së tregëtimti të mishit, thertoret dhe dyqanet vazhdojnë aktivitetin{…}

Rastet e dhunës në familje, psikologët: Gratë të mos heshtin

Dhuna ndaj gruas mund të parandalohet vetëm nëse nuk heshtim! Ky është apeli që psikologia, Rezarta Rasa, i bën shoqërisë shqiptare {…}

Dita e 29 e grevës, Lamaj: Pas reagimit të SHBA-së, policia dhunë në çadra

Në ditën e 29 të grevës së urisë, pas mesazhit për dialog të ndihmës sekretarit amerikan Philip Reeker në drejtim të qeverisë {…}

Akuzohet për mashtrim, gjykata lë në burg Asllan Patriotin

Gjykata lë në burg një prej kordiantorët e grevës së urisë, ish të përndjekurin politik Asllan Patrioti {…}

Operacionet anti-drogë në Gjirokastër, Arvizu takime me drejtues të policisë

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, ka takuar drejtuesit Policisë së Qarkut dhe Kufirit të Gjirokastrës {…}

Rama thirrje Kryeministrit: Bëhu burrë, dialogo me grevistët

I bindur dhe i sigurtë në një fitore të 2013, lidershipi i PS-së Edi Rama deklaroi se partia e majtë më e madhe në vend vjen me një mision në këtë fushatë {…}

Zgjedhja e kreut të LSI, Vasili: Pjesmarrje e lartë në votim

Prej afro 5 orësh vazhdon votimi në 159 qëndra për zgjedhjen e kreut të ri të LSI {…}

Forumi i Gruas Socialiste, zgjidhet sot kryetarja e re e këtij forumi

Gra dhe të reja, anëtare e simpatizante të Partisë Socialiste, janë mbledhur sot në sallën e Pallatit të Kongreseve………

AK në Durrës: Grisni flamujt e PD në bizneset e paligjshme

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi sot një tubim në qendër të qytetit të Durrësit, në kuadër të fushatës së saj kombëtare për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë…….

PD: MF e Majkos dëmshpërbleu përsekutorët e ish të përndjekurve

Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimin e PS-së, se përsekutorët e regjimit të egër komunist u dëmshpërblyen nga Prokuroria e Përgjithshme gjatë kohës së qeverisjes socialiste.

Lumë droge drejt Greqisë, policia: Sekuestrohen 3.7 ton kanabis në 24 orë

Lumë droge në drejtim të shtetit grek. Policia e Gjirokastrës, përmes një konference për shtyp ka dhënë detajet lidhur me 5 operacionet e fundit të realizuara brenda 24 orëve të fundit në jug të vendit, përmes të cilave janë sekuestruar 3.7 ton canabis, 5 automjete që transportonin drogën, ndërsa janë vënë në pranga 7 persona si posedues të lëndës narkotike.

Gara për kreun e LSI, Rama: Jehtësuam vlerat e demokracisë

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama, një prej kandidatëve në garë për kreun e ri të LSI ka hedhur votën e tij në kutitë e votimit, të cilat më pas pritet ti japin drejtimin e partisë vetë atij ose kandidatit tjetër në garë dhe kreut aktual të LSI-së, Ilir Meta.

Arrestohen 3 shtetas mes tyre dhe një femër, sekuestrohen 150 doza canabis

Bien në pranga e policisë së Elbasanit, sekuestrohen 150 doza canabis sativa. Besiko Çobo, 48 vjeç, Diana Çobo, 45 vjeçe, E.Z., 17 vjeçe, janë këto tre shtetasit e arrestuar nga efektivët e Elbasanit, për posedim të lëndëve narkotike. Sic bën të ditur policia, ka qenë pikërisht 17-vjeçarja, e cila gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë i janë gjetur 150 doza canabis sativa.

Meta apo Rama? Votohet sot për kreun e ri të LSI-së

Ilir Meta apo Luan Rama në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo dilemë do të marrë zgjidhje pikërisht ditën e sotme, ku ka nisur votimi për zgjedhjen e liderit të ri të LSI-së. Janë 159 qendra votimi, në të cilat do të drejtohen votuesit për të hedhur votën për të parapëqyerin e tyre për drejtimin e kësaj partie.

Vrasje për xhelozi, vret me mjete të forta bashkëshorten

Vritet me mjete të forta nga bashkëshorti i saj një 42-vjecare. Krim i rëndë brenda familjes është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku shtetasi Bujar Dedej, 48 vjeç ka goditur me mjete të forta bashkëshorten, Lime Dedej, 42 vjeçe, duke e plagosur rëndë.

Plagos me thikë bashkmoshatarin, në pranga 17 vjeçari

Policia e Korcës ka vënë në pranga një adoleshent për plagosje të një bashkmoshatari të tij. Mbrëmjen e së premtes, blutë e këtij qyteti kanë arrestuar 17-vjeçarin me iniciale R.R pasi akuzohet për plagosje me thikë të bashkmoshatarit të tij me iniciale K.O.

OSBE, seminar për modernizimin e parlamenteve të Europës Juglindore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një seminar për modernizimin e menaxhimit të parlamenteve në Evropën Juglindore. Sekretarët e Përgjithshëm të parlamenteve të Evropës Juglindore u mblodhën në Tiranë, në datat 18 dhe 19 tetor, për të diskutuar për mënyrat e modernizimit të menaxhimit të burimeve njerëzore në parlamentet e tyre kombëtare.

Meta politikës: Frymëzohuni nga Thaçi-Daçiç, votoni reformat

Ilir Meta u ka bërë apel dhe njëherë apel forcave dhe aktorëve politikë të bëhen ndihmesë dhe jo pengesë në integrimin e vendit. Vetëm një ditë nga beteja e zgjedhjeve për kreun e LSI-së, ku Meta do të përballet me rivalin politik Luan Rama, ai u ka bërë thirrje politikanëve të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të përmbyllin në kohë reformat e mbetura, të cilat sipas tij kanë mbetur peng vetëm nga mungesa e vullnetit për votim.

100 vjetori, Topalli u jep Vlorës, Shkupit, Ulqinit dhe Prizrenit aktet e themelimit të shtetit

Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli në kuadër të kremtimeve për 100 vjetorin e pavarësisë , ka nderuar të premten komunat e Prizrenit, Ulqinit, Çairit-Shkupit dhe Bashkinë e Vlorës për kontributin dhe rolin e tyre përcaktues në historinë kombëtare dhe themelimin e shtetit shqiptar.

Zgjedhjet për kreun e LSI, Vasili jep detajet e proçesit

E ndërsa Ilir Meta dhe Luan Rama të shtunën nisin zyrtarisht garën se kush do të jetë në krye të LSI, organizatorët thonë se gjithcka është gati për të nisur këtë proces në orën 8 të mëngjesit. Petrit Vasili, në cilësinë e kryetarit të komitetit organizativ të këtyre zgjedhjeve zbërthen detaje të këtij procesi.

Berisha në Bukuresht, zbulon pllakën tek kisha “Sfantul Nicolae Dintr-o Zi”

Gjatë vizites së tij në Bukuresht, kryeministri Berisha ishte i pranishëm edhe në kishën e vendosur në qëndër të qytetit, në të cilën përgjatë viteve 1911-1945 kanë kryer shërbesë komunitetet ortodoke shqiptare atje. Madje në këtë kishë ka dhënë meshën në gjuhën shqipe kleriku dhe personaliteti i shquar i kulturës shqiptare Fan S. Noli. Kyeministri ishte i pranishëm në zbulimin e pllakës përkujtimore tek kisha “Nicolae Dintr-o Zi”, e cila u bë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku shqiptarët e Rumanisë kanë festuar për vite me radhë 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së vendit të tyre.

Sekuestrohen 340 kg drogë brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve të fundit janë sekuestruar rreth 340 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Njëra prej sasive të drogës është sekuestruar nga policia e shtetit helen pranë kufirit shqiptaro-grek.

Grevistët: MSH-ja të sigurojë rikthimin pas trajtimit mjekësor

Ish të përndjekurit politik të cilët prej 28 ditësh në grevë urie kërkojnë garanci nga ministria e shëndetësisë që t`i lejojë të rikthehen pas trajtimit mjekësor.

Industria më e madhe për cilësinë e tapeteve vjen në Shqipëri

Të gjithë të apasionuarit pas arredimit të shtëpive zyrave apo bizneseve kanë shansin më të mirë për tu njohur me një nga industritë e vetme në të gjithë Europën, për cilësine e tapeteve dhe produkteve të qilimave. Këtë e sjell sjell kompania MIRARAKi nga Greqia në Tiranë për herë të parë, të ekspozuar në ambjentet e Hotel Sheraton.

Berisha: Heqja e TVSH-së për qumështin, rrezik për fermerët

Kryeministri Berisha e ka cilësuar kërkesën e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së së qumështit si të rrezikshme për fermerët.

Rama: Të bashkojmë forcat për fitoren në zgjedhjet e 2013

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar sot bashkimin e së majtës për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e 2013-ës.

Nesër votohet për kreun e LSI, Manjani: Çdo gjë është gati

Rreth 159 qendra votimi në të gjithë vendin do të çelen nesër për të nisur votimin për zgjedhjen e antarësisë së LSI-së ku në garë janë kryetari aktual Ilir Meta dhe Luan Rama.

Tufa: Greva po censurohet, ambasadat të na hapin dyert

Ish të përndjekurit politik vijojnë ditën e 28 të grevës ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.

Kordinatori i grevës Skënder Tufa në një prononcim për mediat ka bërë sërish thirrje për tu ulur në tryezë për të gjetur një zgjidhje ndërsa ka shtuar se grevistëve po u bëhet presion.

Berisha te “Zyber Hallulli”: Vazhdojmë rrugën e bamirësisë

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e rikonstruktimit të Shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Sot shënohet 9 vjet nga Lumturimi i Nënë Terezës

Humanistja me origjinë shqiptare Nënë Tereza mbush plot 9 vjet nga lumturimi i saj. Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza e Kalkutës u lumturua në 19 tetor të 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë. “Në …

Mblidhet Asambleja e PS-së, diskutohet platforma elektorale

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste ku do të diskutohet platforma elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ishte dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Athina 34-vjeçari

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme , rreth orës 17:35`, është kryer ekstradimi nga Athina, drejt vendit tonë, i shtetasit Bledar Beqiri, vjeç 34, lindur në Lushnjë.

Kanos të shoqen me thikë, arrestohet 36-vjeçari

Arrestohet 1 person nga policia e Pogradecit, për kanosje të bashkëshortes së tij me thikë. Shtetasi Olsi Karoli, 36 vjeç është vënë në pranga pasi ka kanosur me armë të ftohtë, thikë, bashkëshorten tij me iniciale, B. Karoli, 28 vjeçe.

Kurbin, arrestohet një shtetas për shfrytëzim prostitucioni

Bie në prangat e policisë një person i dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore. Policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit, Ilir Sulaj, nën akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Kuvendi miraton buxhetin faktik të 2011, Ruçi: Mungoi kuorumi

Pas një seancë të gjatë parlamentare është miratuar me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, buxheti faktik i vitit 2011. Por i gjithë ky buxhet është shoqëruar me debate të shumta mes maxhorancës dhe opozitës.

Meta apel politikës: Mos pengoni marrjen e statusit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në vazhdimësi të turit të tij për anëtarësime të reja dhe takimeve me struktuara të LSI nëpër rrethe është ndalur në qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij Meta ka apeluar dhe një herë forcat politike të mos e pengojnë marrjen e statusit kandidat.

Rama kërkesë Rumanisë: Mbështesni Shqipërinë në rrugën drejt BE

Një nga shtetet më të reja anëtare të BE, Rumania është vendi të cilit kryesocialisti, Edi Rama, i është drejtuar për të kërkuar mbështetje për prespektivën europiane të Shqipërisë, por edhe për të forcuar bashkëpunimin sot në opozitë, e nesër në qeveri në rast fitorjeje të kësaj force poltike.

Holtkemper: Qeveria të nisë negociatat me grevistët

Një tjetër zë i prezencës së ndërkombëtarëve në Shqipëri ka apeluar për gjetjen e një zgjidhje për ish të përndjekurit politikë, të ngujuar prej 27 ditësh në grevë urie. Ka qenë ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper, e cila nga qyteti i Pogradecit ndërsa ka folur për grevën e urisë, ka deklaruar se Qeveria duhet të nisë negociatat me grevistët për të gjetur një zgjidhje.