Debati - Aplikimi i TVSH, biznesi ankohet se mungon infrastruktura
12/10/2017 - 16:10 Nga: Erblina Mile

Administrata shtetërore nuk ka infrastrukturën e duhur për të përfshirë në TVSH dhe biznesin e vogël.Ky shqetësim u ngrit gjatë një diskutimi me drejtoren e tatimpaguesve të mëdhenj me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Drejtorja e Tatimeve sqaroi se kjo çështje është ende në diskutim dhe nuk ka draft përfundimtar.Përsa i përket aksionit anti-informalitet, Pipa premtoi më pak kontrolle nga tatimorët.

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk është e studiuar.Eksperti për politikat fiskale pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ngriti si shqetësim faktin se kjo nismë do sjellë kosto për biznesin e vogël në një kohë që administrata tatimore nuk është ende gati.

Bujar Bendo: Për fushatën e biznesit të vogël dhe përfshirjen e TVSH kemi qenë nga të parët, kemi dy vjet që ia kemi propozuar me shkrim Ministrisë së Financave të që të bëhet. Kjo nuk është as bashkëpunim me binzesin, as marrje mendimi dhe as platformë konstruktive. E tha Kryeministri dhe kemi gjithë këto ditë që ne nuk e dimë asnjëri do të ketë një prag, do përfshihen këta, ka përjashtime apo nuk ka përjashtime? Ai tha të gjithë, që në fillim. Ju vazhdoni dhe po diskutoni do ketë një prag, do jetë 2 milion.Tani po diskutohet teknikisht dhe ne nuk e dimë.

Por Drejtorja e Tatimpaguesve të Mëdhenj deklaroi se kjo çështje është ende në diskutim dhe nuk ka një draft përfundimtar.

Enkelejda Pipa: Është një çështje duke u diskutuar, padiskutim që kemi informacion të plotë dhe padiskutim që mblidhemi dhe diskutojmë për mënyrën sesi do të menaxhohet kjo situatë përditë. Padiskutim sepse nuk mund të ngrihet dhe nuk mund të ndryshohet një sistem pa u diskutuar me një grup njerëzish.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë  kërkoi që aksioni anti-informalitet të mbështet në ligj.

Ndërkohë Drejtorja e Tatimpaguesve të Mëdhenj premtoi se do të pakësohen kontrollet nga inspektorët tatimorë.

Nikolin Jaka: Të shkojmë drejt një tregu ku konkurenca të jetë e para, të shkojmë drejt një tregu ku ligji të mbizotërojë.

Enkelejda Pipa: Kontrollet të jenë sa më të pakta dhe sa më të rralla.

Kreu i tatimeve për bizneset e mëdhenj bëri apel që të mos punohet me dy bilance dhe të deklarohen pagat reale të punonjësve.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento