Me largimin e emigrantëve - Forcohet euro, arrin vlerën më të lartë në 5 muajt e fundit
06/10/2017 - 15:02 Nga: Erblina Mile

Largimi i emigrantëve dhe turistëve ka forcuar monedhën europiane kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet me 133.81 lekë duke kapur kështu nivelin më të lartë që prej qershorit.

Euro arrin nivelin më të lartë ndaj lekut shqiptar që prej muajit qershor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet në tregun valutor me 133,81 lekë, duke kapur kështu nivelin më të lartë në 5 muajt e fundit.

Sipas ekspertëve një tendencë e tillë ka ardhur e ndikuar nga largimi i emigrantëve por edhe e turistëve të huaj, duke bërë që të ulet monedha europiane që është në qarkullim.

Një situate tillë është paralajmëruar edhe prej ekspertëve të cilët prisnin forcim të euros gjatë shtatorit por përsëri nuk parashikohet që të arrijë në nivelet e mëparshme të 138-140 lekëve.

Gjatë muajve të verës monedha europiane u dobësua ndjeshëm kundrejt lekut shqiptar.

Një euro e dobët ndaj lekut ka efekteve pozitive për kredimarrësit në euro si dhe mund të sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët pasi pjesa më e madhe e produkteve  blihen në tregjet europiane.

Megjithatë  një euro e dobët ndaj monedhës kombëtare sjellë pasoja negative për ekonominë pasi godet eksportet.

Shqipëria eksporton rreth 70 të totalit të prodhimeve në Europë  dhe kjo bën që efektet të jenë të konsiderueshme.

Gjatë muajve të verës një euro është shkëmbyer me rreth 132 lekë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento