Luftë informalitetit, Tatimet thirrje qytetarëve të denoncojnë shkeljet
13/10/2017 - 16:47 Nga: Erblina Mile

Drejtoria e Tatimeve i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e aksionit antinformalitet dhe të denoncojnë në rast të shkeljeve.

Vetëm në javët e para të tetorit janë denoncuar 50 raste të cilat kanë kaluar menjëherë në ndjekje nga strukturat e Hetimit Tatimor.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare Drejtoria e Tatimeve vlerëson dhe beson se, përfshirja e qytetarëve është një nga mekanizmat më të mirë, në luftën kundër informalitetit dhe evazionit.

Denoncimet mbi aktet korruptive, sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, mos dhënien e kuponit,konstatimi i evazionit fiskal apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor, vlerësohet si një mundësi për të përmirësuar punën duke i dhënë zgjidhje çdo problemi të referuar.

Për të gjitha rastet e shkeljeve drejtoria e Tatimeve ka vënë në dispozicion pa pagesë në numrin: 0800 14 14,adresën e e-mailitdenoncime@tatime.gov.al/ si dhe në faqen e drejtorisë së Tatimeve në Facebook.

Që prej 1 tetorit në të gjithë vendin ka nisur nja aksion kundër informalitet.Vetëm në dy javët e para janë  mbyllur 100 subjekte pasi nuk ishin të regjistruara dhe nuk lëshonin kupon tatimor.

Probleme janë konstatuar edhe përsa i përket ndryshimit të statusit të tatimpaguesve të cilët kanë kaluar nga të vegjël në biznese të mëdhenj.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter