Energjia merr përsëri “borxh” - Qeveria i jep OSHEE-së 1 miliard lekë për importin e energjisë
13/10/2017 - 16:52 Nga: Erblina Mile

Qeveria  ka  akorduar 1 miliard lekë nga fondi rezervë i buxhetit për blerjen e energjisë për muajin nëntor dhe dhjetor.Vendimi është miratuar në Fletoren Zyrtare dhe autorizon Ministrinë e Financave për të  kaluar këtë  fond në formë huaje afatshkurtër.

Buxheti i shtetit i ka akorduar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike 1 miliard lekë për të siguruar blerjen e energjisë .

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon që Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që përfaqëson Ministrinë e linjës dhe aksionarin e vetëm të shoqërisë OSHEE  t’i jepet një hua afatshkurtër për sigurimin e blerjes së energjisë elektrike për furnizimin e konsumatorëve deri më 31.12.2017.

Qeveria ka vendosur që të përdorë fondin rezervë për ti akorduar OSHEE-së shumën për blerjen e energjisë.

OSHEE dhe KESH kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë kësaj vere si rezultat i thatësirës së tejzgjatur ndërsa dy kompanitë  OSHEE dhe KESH deri tani kanë shpenzuar rreth 100 milionë euro për të importuar energji.

Pavarësisht se jemi në stinën e vjeshtës reshjet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pakta, duke detyruar në këtë mënyrë korporatat të importojnë përsëri energji për të ruajtur kuotat në Hidrocentrale.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento