Dokumentar - “Demokracia merr kot” përmbyll Festivalin Ndërkombëtar të Filmit
24/09/2017 - 22:35

“Demokracia merr kot”, dokumenatri i regjisorit zvicerian Thomas Isler përmbylli Festivalin Ndërkombetar të Fimit për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa e elektoratit zviceran, për ndryshime të tilla kushtetuese si, iniciativa kundër minareve, bie ndesh me parimet themelore të konventave të njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut.

Filmi hulumton nevojën që lind për demokraci të drejtpërdrejtë duke marrë parasysh kufizimet e një sistemi të tillë politik.

Në një intervistë për Ora News, Isler tregon për kompleksitetin e demokracisë në një vend si Zvicra.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter