Lezhë, dy violinistë marrin çmime në konkurse kombëtare
19/06/2017 - 13:23 Nga: Elvis Hila

Pas shumë vitesh mungesë, Lezhës po i rikthehen instrumentistët. Klasat e muzikes të hapura dy vjet më parë kanë shënuar sukseset e para.

Anamaria Prendi dhe Fabio Markolaj që të dy në violinë kanë marrë çmime në dy konkurse  që janë organizuar në Tiranë dhe Prishtinë. Nxënësit u priëen nga Drejtori i Arsimit Bardhok Pulaj i cili shpërndau çertifikatat e mirënjohjes.

Bardhok Pulaj: “Është një sukses dhe unë tek këta fëmijë nesër shoh artistët e ardhshëm të Lezhës dhe i uroj shumë suksese.”

Klasat e muzikës në Lezhë tashmë duket se po e përmbush misionin e sa për të nxjerrë talente me të ardhme premtuese.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Rama falenderon Bashën: Në 18 maj vuri Shqipërinë të parën

Close