“Takimi muzikor i dy botëve” zbret në Shkodër
13/10/2017 - 16:05 Nga: Bepin Kolvataj

Pas Gjirokastrës, “Takimet muzikore të dy botëve” udhëtuan në Shkodër, aty ku nga salla e teatrit “Migjeni” erdhen të interpretuara arie nga opera “Mrika”, këngët tradicionale Shkodrane, valle me motive Tropoje, Mozart, Shtraus, Bah etj.

Muzika është ajo që ofron dhe nxit bashkëpunim, prandaj organizatorët synojnë që ky aktivitet të mbahet në vendet që kanë trashëgimi të madhe kulturore.

Ilda Mara: Çdo natë koncerti ka qenë e adaptuar edhe me vendin ku ne e kemi vendosur për ta bërë. Këtu në Shkodër është takimi i traditës shkodrane me traditën e muzikës klasike botërore. Fakti që është i disati vit që kthehemi në Shkodër, jo më kot është quajtur dhe djepi i kulturës shqiptare. Salla është e mbushur plot dhe jemi goxha të lumtur që ata që diktojnë suksesin dhe vazhdimësinë vit pas viti të këtij festivali janë vetë publiku.

Në sallë, artëdashësit ndoqen nga afër pjesët nga kryeveprat e kompozitorëve shkodran si Zadeja, Jakova, Gaci etj si dhe nga kompozitorët e njohur botëror për më shumë se 1 orë e 30 minuta, duke mbyllur kështu një tjetër edicion të suksesshëm.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter