74-vjeçarja profesioniste në bodybulding
19/06/2017 - 9:02

Është në formë fizike të shkëlqyer, ka një bashkëshort 23 vite më të vogël dhe bën me shumë ushtrime fizike se çdo adoleshent.

Ajo është Janice Lorraine, 74 vjeç dhe është profesioniste në bodybulding.

Gjyshja nga Canberra po përgatitet për të udhëtuar drejt Tajlandës për tu bërë pjesë e konkursit të bodybulding me bikini që të fitojë titullin ndërkombëtar.

Janice ka hyrë në botën e bodybuilding  gati 20 vite më parë, pasi u tërhoq nga puna e saj si këshilltare në një shkollë.

Ajo bën 60 pompa çdo në ditë, vrapon 32 km në javë dhe përdor 13 makina të ndryshme në palestër.

Fillimisht familja e saj nuk ishte aq e impresionuar nga arritjet e saj dhe bashkëshorti me të cilin ka 26 vite e martuar shpesh e ngacmonte.

Por tani Janice është në rrugën e saj drejt titujve botërore dhe shpreson që përpjekjet e saj do të vazhdojë të frymëzojë njerëzit në moshë madhore për të jetuar jetën e tyre në maksimum.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Close