Adoleshentja përjashtohet nga klasa, eksperimentoi me flokët
10/10/2017 - 15:45

Një adoleshente është përjashtuar nga klasa sepse ka lyer flokët ngjyrë vjollcë.

Elizabeth McMasters është dërguar në dhomën e dënimeve pasi shkelte rregulloren e shkollës me paraqitjen e saj.

Hazel Browning, 47 vjeçe ishte ajo që leu flokët e të bijës duke menduar se nuk përbënte asnjë problem.

Kur mori telefonatën, Hazel tregoi se nuk u cudit aspak pasi e bija ishte përjashtuar edhe herë të tjera. Më e fundit ishte kur 15-vjeçarja veshi pantallona në shkollë, por rregullorja e uniformës pranon vetëm fund.

Nuk dihet se cfarë do ndodhë me adoleshenten, pasi e ëma tha se nuk do të kthejë ngjyrën e mëparshme të flokëve pasi kushtojnë shumë para dhe do presë që t’i rriten flokët e saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter