Aeroplanin me 500 pasagjer e merr stuhia e fortë
06/10/2017 - 17:41

Një aeroplan i madh pasagjerësh po luftonte me erën e fortë në Gjermani teksa përpiqej për t’u ulur në aeroport.

Avioni Airbus A380 me 500 pasagjerë në bord, është avioni më i madh i pasagjerëve në botë. Avioni nga Emiratet u filmuar duke u përpjekur që të ulej në aeroportin e Düsseldorf të enjten.

Ndërsa ulja e avionit është relativisht e qetë, problemet fillojnë kur rrotat prekin me asfalt.
Video u regjistrua nga avionisti Martin Bogdan dhe u ngarkua në kanalin e tij në YouTube.

Për disa momente, avioni lëkundet nga njëra anë në tjetër, ndërsa piloti përpiqet të mbajë situatën nën kontroll.

Gjermania Veriore është goditur nga stuhi të fuqishme ditët e fundit, duke shkaktuar disa viktima.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter