Ankohet se ka pritur në rradhë, doktori: Zhduku që këtu
12/10/2017 - 21:29

Pamjet e një doktori që debaton me pacienten që ankohet për pritjen në rradhë ndërkohë që ai ishte në operacion.

Jessipa Stipe tregoi se mjeku filloi ti bërtiste kur i kërkoi 80 dollarë, një tarifë e paguar nga pacientët amerikanë para marrjes së trajtimit.

Kur u ankua se kishte rreth një orë që priste, ai i tha: Po tallesh me mua? E di sa njerëz më presin këtu? Janë shtatë dhoma. Merri paratë tua dhe zhduku që këtu.

Vajza e pacientes që po filmonte ngjarjen tentoi ta pyeste për emrin që ta çonte në polici, por ai filloi ta godiste.

Pas kësaj, Jessica publikoi pamjet në Facebook që morën mbi 350 mijë klikime dhe ranë në dorë të policisë.

Autoritetet po investigojnë rreth këtij rasti, ndërkohë që nuk është raportuar asnjë arrestim.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter