Arsyeja pse ky qen e lë ushqimin për gjysmë do t’ju mahnisë
19/06/2017 - 14:20

Një qen me emrin Cookie i rracës Labrador e lë ushqimin gjithmonë  përgjysmë në fund të pjatës së vet. Pronari i saj në një postim në twitter ka treguar historinë e dhimbshme të qenit të tij. Cookie është rritur gjithmonë më një shok të ngushtë të quajtur Stitch. Gjatë periudhës kur Cookie dhe Stitch jetonin bashkë ata e ndanin ushqimin mes njëri-tjetrit. Fatkeqësisht Stitch ngordhi por Cookie vazhdon të lërë ushqimin e saj në fund të pjatës duke menduar se Stitch do të vijw dhe do të kërkoj pjesën e tij. Para se të shkonte të flinte pronari kontrollonte pjatën e Cookie dhe gjithmonë e shikonte gjysmën e ushqimit në të.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Sot është dita e çlirimit thotë Vasili: Proçes dhe votim të mençur!

Close