Bëhet milionere duke shitur fustane online në Facebook
18/06/2017 - 22:46

Victoria Molyneux ka arritur të bëhet multi milionere vetëm duke shitur fustane online nëpërmjet rrjetit social, Facebook.

Ajo e filloi biznesin e saj në dhomën e shtëpisë teksa kujdesej për vajzën e vogël. 28-vjeçarja krijoi faqen e saj ‘Want That Trend’ në prill të 2015 duke shpresuar se do të merrte disa porosi në javë.

Tronditja më e madhe filloi kur vuri re se po bënte 1000 shitje në ditë, ndër to edhe emra të njohur si Amanda Holden dhe Katie Piper.

Pasi vizitoi dyqanet ku bëjnë shitje me shumicë në qytet, ajo mori një koleksion ku përfshiheshin masat e vogla dhe të mëdha.

Ajo shikonte video në Youtube se si të bënte reklama dhe më pas filloi të pozonte me rrobat që shiste duke i publikuar fotografitë në Facebook.

 Tashmë, Victoria ka arritur të ketë miliona klientë duke u bërë kështu një milionere nga shtëpia.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Close