Blen pica në supermarket por e gjen të mbushur me krimba
19/06/2017 - 17:56

Ollie Ayres është një djalë nga Devon që bleu pica në supermarket, por u shokua në momentin që vuri re se ishte e mbushur me krimba të gjallë.

Pas këtij momenti, ai e filmoi menjëherë për ta publikuar më pas në Facebook, që më pas u bë virale. Supermarketi i njohur ‘Tesco’ e kontaktoi 20-vjeçarin për ta kthyer në vendin ku e kishte marrë dhe të japë disa informacione rreth tij.

“Ckemi Ollie, faleminderit që na kontaktove. Më vjen keq që e shoh këtë. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë në pica përpara. Do të të kërkoja që ta ktheje përsëri në market për cështje sigurie. Ju mund ta fusni në frigorifer nëse nuk e keni hedhur. Gjithashtu do të doja të merrja disa detaje rreth teje. A mund të marr emrin tënd të plotë, adresën dhe kodin e produktit. A e ke marrë këtë në frigorifer dhe a ishte e paketuar siç duhet?,” – kishte shkruajtur Mart, një punonjës i Tesco.

Ndërkohë, të tjerë punonjës kanë njoftuar se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur dhe do të japin detaje sapo të kenë një komunikim me prodhuesit dhe furnizuesit e picës.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento