Defekti i lindur e bëri këtë qen të jetë i rrallë
05/10/2017 - 20:06

Një qen i racës Golden Retriever është tërësisht i rrallë nga ata që jemi mësuar të shohim. E kanë pagëzuar me emrin Wallis dhe ka lindur me dy hundë.

Ai është me dy hundë prej një defekti të lindur frenulum, që është vija ndarëse mes dhëmbëve dhe buzës.

Ky qen u adoptua nga Lana Cullei, 21 vjec, e cila e pëlqeu pikërisht për pamjen e pazakontë. Wallis është përshtatur menjëherë me jetën familjare dhe fakti që ka dy hundë nuk e bezdis aspak.

“Ne zgjodhëm Wallis kur ishte këlysh vetëm prej hundës së pazakontë. Ai është i adhurueshëm dhe ne e dinim që nuk do kishte një Golden Retriever tjetër si ai. Ne kishim dhe një qen tjetër që quhet Sunny, i cili është përshtatur menjëherë me Wallis,” – tha Lana për Dailymail.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter