Demi vret 33 vjeçarin, shfaqja po ndiqej nga gruaja dhe fëmijët
10/10/2017 - 17:36

Një fermer u godit për vdekje nga një dem, ndërsa ngjarja e rëndë po shihej jo vetëm nga spektatorët por edhe nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Incidenti i tmerrshëm u zhvillua në The Fiesta del Toro Revolao, e cila u mbajt në një fushë të hapur pranë qytetit Valfermoso de Tajuna, në provincën qendrore spanjolle të Guadalajara.

Nuk kishte asnjë ndarje midis audiencës dhe luftës me demat, çka nënkupton dhjetëra anëtarë të audiencës në një kodër të ulët afër. Të tjerët u ulën në çatinë e një ndërtese ferme.

Demi ia nguli bririn në qafë 33 vjeçarit, duke mos i lënë asnjë mundësi të jetonte.

Videoja, e postuar në rrjetet sociale, tregon anëtarët e tjerë të turmës duke tërhequr brirët e demit në përpjekje për ta larguar atë nga burri i goditur.

Sipas kanalit lokal televiziv spanjoll, bashkëshorti, djemtë dhe kunati i tij ishin në turmë.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter