Dhëndri i tregon nuses videon e tradhtisë ditën e dasmës
06/10/2017 - 14:11

Një dhëndër realizoi hakmarrjen përfundimtare ndaj nuses së tij mashtruese, duke transmetuar një vidoe të shkurtër ditën e dasmës së tyre në mes të të ftuarve.

Të afërmit e çiftit u befasuan kur panë në film se si gruaja po shkonte në një hotel me një burrë, ndërsa nusja u gjend në një situatë të vështirë, shkruan “Mirror”.

Klipi është shfaqur në një martesë në Singapor dhe filloi me një montash të marrëdhënies midis dhëndrit dhe nuses, ndërsa pika kulminante ishte kripi i tradhtisë, ku nusja shihet duke shkuar në hotel me dashnorin, para se palët me sa duket të angazhoheshin në veprime “intime”.

Dhëndri, një biznesmen i pasur, kishte punësuar një detektiv privat disa javë para dasmës për të kontrolluar gruan e tij, pasi dyshimeve se ajo po e mashtronte.

Thuhet se nusja e poshtëruar është larguar nga dhoma po zhvillohej ceremonia.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter