E pabesueshme, gruaja shpëton ‘jetën’ e grabitqarit
11/10/2017 - 16:39

Një grua nga Sidnej është përballur me një grabitqar ndërsa po notonte në oqean dhe reagimi i saj ishte i pabesueshëm.

Melissa Hatheier zbuloi një peshkaqen të bllokuar në një oqeanin shkëmbor dhe vendosi që ta ndihmonte.

Ky lloj peshkaqeni është i zakonshëm për australianët dhe nuk përbën rrezik për jetën. E kontaktuar nga BBC, Melissa tregoi se peshkaqeni nuk ishte aspak i rëndë, madje i dukej sikur po mbante ndonjë foshnje në krah.

Menjëherë sapo e kapi, ajo nuk e mbajti gjatë dhe e hodhi në oqean duke bërtitur ‘Liri’. Për të parë videon e plotë, klikoni këtu.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë