Edhe mbretin Salman e zënë hallet gjatë udhëtimit!
06/10/2017 - 12:16

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman ka zhvilluar një vizitë historie në Moskë, duke shënuar një epokë të re midis dy vendeve.

Gjatë kohës që po mbërrinte në Moskë, Mbreti u përpoq të bënte një zbritje madhështore në aeroportin e Moskës me avionin e tij privat, shkallët e të cilit janë të lara me florinj.

Ndërsa mbreti po zbriste, shkallët elektrike shkallët ndalën.

Mbreti qëndroi në vend përreth 30 sekonda para se të vendoste se ç’të bënte.

Gjatë vizitës në Japoni në mars të këtij viti, Salman e shoqëruan dy shkallë lëvizëse të arta dhe 100 limuzina.


/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë