Edhe para 30 mijë vjetësh, njerëzit kishin të njëjtin zakon për lidhjet seksuale
06/10/2017 - 14:36

Edhe 34.000 vjet më parë, paraardhësit tanë e dinin se të kishte marrëdhënie seksuale me të afërmit e tyre ishte një ide e keqe. Analiza e mbetjeve të lashta njerëzore të gjetura në Rusi ka zbuluar se madje edhe në mesin e një shoqërie jashtëzakonisht të vogël, nuk ka ndodhur incesti.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti i Kopenhagës, thotë se njerëzit parahistorikë kanë zhvilluar rrjete socialisht të sofistikuara dhe kanë kërkuar partnerë përtej rrethit të ngushtë fisnor.

Hulumtuesit shqyrtuan eshtrat gjenetike të katër njerëzve anatomikisht-modernë nga Sunghir, një vend paleolitik i epërm në Rusi. Varret e zbuluara nga kjo periudhë treguan se njerëzit ishin varrosur së bashku.

Për habinë e hulumtuesve, individët nuk ishin të lidhur ngushtë me terma gjenetikë. Në të vërtetë, ata ishin kushërinjtë e dytë. Kjo është e vërtetë edhe në rastin e dy fëmijëve të cilët janë varrosur kokë më kokë në të njëjtën varr.

Objektet dhe bizhuteri të gjetura varrosur me eshtrat sugjerojnë se ata mund të kenë zhvilluar rregulla, ceremoni dhe ritualë për të shoqëruar shkëmbimin e bashkëshortëve mes grupeve që ndoshta parashikuan ceremonitë e martesës moderne.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento