Epidemi ngordhjesh të hipopotamëve
09/10/2017 - 22:04

Më shumë se 100 hipotamë janë gjetur të ngordhur në një park kombëtar të Namibisë, ndërsa autoritetet dyshojnë se antraksi mund të jetë fajtor.

Kafshët besohet të kenë ngordhur të gjitha javën e fundit në parkun Kombëtar të Bwabwata, në veri-lindje të vendit.

Një zyrtar i ministrisë tha se Namibia kurrë nuk kishte parë ndonjë rast të tillë më parë.

Anthraksi është një sëmundje vdekjeprurëse bakteriale, e cila është e njohur për vrasjen e kafshëve të egra, ato shtëpiake dhe në disa raste edhe njerëzit, shkruan BBC.

Fotot nga zona tregojnë dhjetëra hipopotam të ngordhur nëpër lumenj.

Colgar Sikopo, drejtor i parkut dhe menaxhimit të kafshëve të egra në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit të Namibisë, tha se shpërthimet e mëparshme në Namibi kishin vrarë vetëm dy hipopotam dhe elefantë.

“Kjo është një situatë që nuk e kemi parë më parë,” tha ai, duke sqaruar se epidemi të tilla ndodhin “kryesisht kur niveli i lumit është kaq i ulët”.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter