Fal papagallit dënohet me burgim të përjetshëm
08/10/2017 - 18:00

Të shtënat me armë në orët e hershme të mëngjesit në zonën e Sand Lake në Michigan, shqetësuan komunitetin e zonës.

Kur një burrë i shqetësuar shkoi për të kontrolluar shtëpinë e Glenna dhe Martin Duram, gjeti vendin të plaçkitur. Në dhomën e gjumit, Martin ishte i vdekur në dysheme me pesë plagë nga arma e zjarrit. Glenna kishte një plumb në kokën e saj dhe mezi merrte frymë.

Ndërsa Glenna luftoi për të mbijetuar, bashkësia pyeste se çfarë kishte ndodhur në  shtëpinë e tyre. Kush e donte çiftin të vdekur? Nëse Glenna nuk mbijeton, a do të gjendej ndonjëherë fajtori? Por vrasësi nuk e dinte se kishte një dëshmitar për të shtënat – dhe në kohë do të fliste.

Martin, 46 vjeç dhe Glenna, 49 vjeç, ishin martuar për më shumë se 10 vjet dhe të dy kishin fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme. Martin ishte plagosur rëndë në një aksident me makinë në vitin 1990, duke e lënë atë me aftësi të kufizuara fizike, dhe Glenna ishte kujdestari i tij.

Çifti luante kumar, por gruaja kishte dalë jashtë kontrollit për shkak të borxheve të mëdha. Ajo ishte përgjegjëse për të gjitha financat e tyre, kështu që Martin mund të mos ketë pasur idenë se po binin në borxhe të rënda.

Deri në vitin 2015, problemet e tyre financiare ishin aq të këqija sa që shtëpia e Duram-ve po shkonte në përmbarim dhe do të dilte në ankand. Glenna e dinte se çfarë po ndodhte dhe ishte përpjekur për t’ia fshehur të vërtetën burrit të saj.

Ishte 12 maj 2015 kur fqinji dëgjoi të shtëna nga shtëpia e çiftit.

Glenna kaloi disa muaj duke u shëruar në spital derisa media fliste për një vrasje të dyshuar. Kur Glenna ishte në gjendje të fliste, ajo pretendoi se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur.

Por Glenna ishte tashmë i dyshuari kryesor i policisë. Fëmijët e Martinit gjetën tre shënime vetëvrasëse në shtëpinë e tyre të nënshkruar nga Glenna – një për ish-bashkëshortin e saj dhe nga një për secilin prej fëmijëve.

Glenna këmbënguli se ajo nuk kishte shkruar shënimet e vetëvrasjes, por një analizë e shkrimit të dorës zbuloi të vërtetën.

Policia dyshon se Glenna kishte qëlluar Martinin dhe më pas e kishte kthyer armën drejt vetes.

Pa e ditur, kishte një dëshmitar që pa gjithçka atë natë. Dhe ai ishte Bud, një papagall gri afrikan, që i përkiste Martinit dhe ish-gruas së tij, Christina “Mos qëllo”, vazhdonte e përsërite vazhdimisht papagalli disa muaj pas krimit, duke imituar zërin e Martinit.

Prindërit Martin ranë dakord që Bud po përsëriste fjalët e fundit të djalit të tyre, pasi gruaja e tij e qëlloi me armë. Familja regjistroi fjalët e papagallit dhe i dha një gazetari.

Publikimi i fjalëve të tij nxiti autoritetet për një vrasje të mundshme nga gruaja. Më shumë se një vit pas vdekjes së Martin, Glenna u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

Para gjyqit, kishte shumë spekulime rreth asaj se a mund të përdoret ‘gjykimi’ i papagallit në gjykatë.

Kur gjyqi më në fund filloi këtë vit, prokuroria i tha gjykatës se Glenna kishte qëlluar pesë herë burrin e saj me një armë çifte që kishte në pronësi, dhe më pas është përpjekur për t’u vetëvrarë.

Ata spekuluan se problemet financiare të çiftit kishin shkaktuar një tendosje në martesën e tyre dhe se Martin kishte zbuluar se do të humbnin shtëpinë për shkak të problemeve me lojërat e fatit të Glenna.

Në korrik, pas një gjyqi dhjetëditor dhe tetë orë diskutimesh nga juria, Glenna u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë. Glenna ishte dukshëm e zemëruar me vendimin. Një muaj më vonë, ajo u dënua me burgim të përjetshëm me pa mundësi  për lirim me kusht.

Në fillim, Glenna u konsiderua viktimë, por falë një papagalli të quajtur Bud dhe besnikërinë e tij ndaj Martin, ajo u demaskua si një vrasëse brutale, e cila qëlloi  me pesë plumba mbi njeriun që pretendonte se e donte.

Autorja e krimit

Viktima

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter