Fillon java e modës me modelet mbipeshë
08/09/2017 - 18:03

Kryeqyteti i Nigerisë, Lagos ka filluar jvën e modës që i dedikohet modeleve mbipeshë. Vajzat që janë me përmasa të mëdha janë neglizhuar gjithnjë nga industria e modës.

“Ndjej se është koha që femrat me përmasa të mëdha të ndihen unike në mënyrën e tyre. Ekziston një treg i vecantë për femrat e tilla në Nigeri dhe në Afrikë. Pse të mos kujdesemi për njerëzit me masa të mëdha?” – tha Temi Aboderin-Alao, themeluesja e javës së modës për BBC.

Kritikët thonë se shfaqje të tilla transmetojnë mesazhin e gabuar duke nxitur obezitetin. Por shumë të tjerë ndihen të lumtur që femrave me përmasa të mëdha i jepet mundësia që të shfaqin veten.

“Në fillim humba shpresën sepse isha e madhe dhe ne nuk po vlerësoheshim në Afrikë. Pastaj, falë kësaj shfaqjeje ne u ndjemë shumë krenare për trupat tanë. Të gjitha janë të bukura në mënyrën e tyre,” – tha modelja Praise Oulaye që ka nënshkruar kontratë njëvjecare me një agjensi modelingu në Londër.

a.m/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter