Fqinji pret krahët e gruas albine, mendoi se ishin magjike
19/06/2017 - 17:26

Mariam Staford Bandaba, një grua albine nga Tanzania është sulmuar nga disa burra që i kanë prerë krahët pasi mendonin se ishin magjike dhe do ti shisnin.

“Një bandë hyri me forcë në shtëpinë tonë duke hyrë në dhomën time për të më prerë krahët. Unë u mundova që të krijoj kontakt me një nga burrat të cilin arrija ta kujtoja. Zbulova se ishte fqinji im prej 10 vitesh dhe ishte shumë i afërt me familjen time. Ai më mbajti për të më prerë krahët, të cilat ia dha kolegëve të tij,” – tha ajo për BBC.

Por, Mariam ka arritur t’ia dalë dhe të bëjë dicka me jetën e saj duke mësuar artin e thurjes me anë të makinerisë duke krijuar veshje të ndryshme. Ajo ndihet e fortë dhe e fuqishme, njësoj sikur të ishte me krahë.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close