Halili shqiptar bëhet i famshëm në Amerikë
14/09/2017 - 22:08

Një burrë që fitoi titullin ‘RescueBae’ për punën e tij të dedikuar gjatë uraganit Harvey, ka marrë një varg admiruesish jo aq të fshehtë në mediat sociale.

Dhe ai është një i ri me origjinë shqiptare. Një foto virale sipas Daily Mail, tregon 31 vjeçar Raz Halili në varkën e tij, duke ndihmuar disa persona gjatë përmbytjes në zonat përreth Houston. Një banor i Teksasit, i cili mban emrin Ariel Marie në Facebook, fillimisht ndau fotot e Halilit në një kërkim për ta gjetur atë në jetën reale.

Ajo shkroi në faqen e saj në Facebook javën e kaluar: “Kjo e bëri ditën time më të mirë”.

Halili i tha Daily Mail se ai besonte se “vajza e mirë” pa punën e tij duke përdorur hashtaget humoristike – të cilat mund të kenë ‘shkaktuar’ çmenduri.

Halili i lindur në Teksas tha se ai dhe kushëriri i tij, Gezimi, nisën të ndihmonin për shpëtimin e banorëve duke përdorur kamionët frigoriferikë të punës së tyre si dhe varkat e vogla.

Çifti punoi me orë të gjata gjatë ditës dhe natës për të ndihmuar të prekurit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento