Hapet festivali i balonave
19/06/2017 - 16:39

Fanoe në Danimarkë njihet si vendi më i mirë në botë për të parë balona të llojeve të ndryshme. Rreth 5000 prej tyre kanë ardhur nga krijuesit e balonave në Japoni, që po marrin pjesë në ngjarje për të shënuar 150 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Danimarkën.

Gjithashtu, rreth 20 krijues të famshëm kanë ardhur që të tregojnë traditën e tyre për të gjithë botën.

Balonat e japonezëve zakonisht kanë të bëjnë me legjenda antike, të cilat nuk kanë bisht për tu mbajtur, prandaj nëse dëshironi të shikoni një gjirafë duke fluturuar, Danimarka është vendi i duhur.

Në  festival do të ketë lloje të ndryshme si arushë, oktapodë, kuaj deti dhe krokodilë që do të jenë në drejtim të qiellit gjatë festivalit.

 

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close