Hapet Koloseu për herë të parë pas 40 vitesh
06/10/2017 - 13:02

Italia po hap një seksion të ri të desitinacionit turistik më të popullarizuar.

Duke filluar që nga nëntori vizitorët në Koloseun e Romës, amfiteatri më i madh i ndërtuar ndonjëherë, do të mund të shohin katet më të larta. Është hera e parë që kati i katërt dhe i pestë janë hapur për turistët pas 40 vitesh.

Rreth 2000 vite më parë, në Romën e lashtë, rreth 50 000 deri në 80.000 njerëz mbushinin amfiteatrin për të parë çdo ndeshje gladiatorësh mbushur me masakra.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento