I burgosuri i prangosur tërhiqet zvarrë dhe goditet
09/10/2017 - 18:09

Pamjet e tmerrshme tregojnë një të burgosur nën pranga që tërhiqet zvarrë në dysheme nga rojet e burgut.

I burgosuri u tërhoq për në qeli nga katër persona, ndërsa njëri prej tyre e goditi atë ndërsa ishte i prangosur.

Dy roje janë pezulluar nga detyra për incidentin shqetësues, ndërsa katër persona të tjerë janë vënë nën masë disiplinore.

Pamjet e incidentit janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u publikuar nga sherifi Paul Monroe.. Ngjarja ka ndodhur në Trumbull County, Ohajo në SHBA.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë