I propozon të dashurës për martesë, turpërohet në mes të stadiumit
17/06/2017 - 14:45

Një djalë i ka organizuar një propozim për martesë të dashurës së tij në një stadium bejsbolli por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç e priste.

Katër burra, të cilët mendohet të jenë miqtë e djalit, kanë filluar të kërcejnë në mes të stadiumit në Karolinën e Jugut një koreografi të shkurtër të Bruno Mars “Marry You”. Sapo ata kanë mbaruar kërcimin i dashuruari ulet në gjunjë dhe i nxjerrë të dashurës unazën e martesës në kuti.

Vajza në vend që të emocionohet, ka ajo ka tundur kokën duke thënë jo. Pasi i pëshpërit diçka në vesh ajo merr çantën dhe largohet.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Mediat ndërkombëtare jehonë exit poll-it të Ora News dhe IPR Marketing

Close