Ja si është shkatërruar lagjja e famshme e “Despacito”
24/09/2017 - 16:18

“La Perla”, një lagje në San Juan të Porto Rikos u bë e njohur në të gjithë botën për shkak të këngës së Luis Fonsi që arriti klikime maksimale në rrjetin Youtube.

Uragani “Maria” që godit zonën e thuajse e ka shkatërruar plotësisht lagjen e “famshme”. Shumica e shtëpive janë shkatërruar dhe plazhi është kthyer në një zonë mbeturinash.

Lagja, dikur e rrënuar nga trafiku i drogës dhe krimit, u bë një atraksion turistik pasi Fonsi dhe Yankee lëshuan videoklipin e tyre në janar.

Që nga ajo kohë, kënga është parë më shumë se 3.8 miliardë herë në YouTube.

Zemërimi i Uragani Maria la disa nga banorët e zonës pa strehë.

“Kam humbur shtëpinë time. Tani do të shohim nëse qeveria do të na ndihmojë”, i tha një banor gazetës së Porto Rikos “El Nuevo Dia”.

“Uragani Maria ishte shkatërrues. Shtëpia ime e vogël është zhdukur”, shton.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter