Jetoi për një vit me trupin e vdekur të nënës dhe vëllait të tij binjak
09/10/2017 - 12:05

Një burrë ka jetuar për një vit në të njëjtën shtëpi me trupat e vdekur të nënës dhe vëllait të tij binjak.

Robert James Kuefler nga Minesota është akuzuar për ndërhyrje në një skenë krimi pasi nuk i  ka treguar policisë vdekjen e tyre nga shkaqe natyrore. Trupat e nënës Evelyn Kuefler dhe vëllait  Richard Kuefler u gjetën vitin e kaluar  por Kuefler u akuzua vetëm këtë javë.

Policia thotë se 94-vjeçarja vdiq në vitin 2015 dhe Richard pak kohë para saj. Por Robert, i traumatizuar nga fatkeqësia që i ndodhi, nuk e mblodhi dot veten për ti varrosur dhe treguar policisë.

Në ditën e vdekjes së nënës së tij, Kuefler i tha autoriteteve se ishte i vetëdijshëm se ajo ishte afër fundit. Ai nuk dëshironte që ta shihte ndërsa vdiste ndaj u largua nga shtëpia për disa orë.

Ndërhyrja në një skenë krimi dënohet deri në 1 vit burg, por mund të përfshijë dhe gjobë prej 3 mijë dollarë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento