Kanë ngrënë 30 njerëz, testet zbulojnë dëshmi tronditëse nga çifti i kanibalëve
12/10/2017 - 18:14

Çifti i kanibalëve rusë ka ngrënë jo vetëm njerëz, por edhe mace dhe qenë. Ushtrat e kafshëve janë gjetur në frigoriferin e tyre së bashku me mbetjet e mishit të viçit dhe të një njeriu, kanë zbuluar testet mjeko-ligjore.

Vrasësi i dyshuar Dmitry Baksheev, 35 vjeç, me nofkën “Devil” dhe gruaja e tij Natalia Baksheeva, 42 vjeç, janë arrestuar pas rrëfimit të tyre se ata kanë ngrënë rreth 30 njerëz,  përfshirë disa gra që i gjetën përmes faqeve të takimeve.

Tani është raportuar se çifti i sëmurë i mbajti eshtrat e qenve dhe maceve në frigoriferin e tyre dhe mbetjeve të ngrira të njeriut nga “viktima e fundit” Elena Vashrusheva, një kameriere 35 vjeçare.

‘Ekspertët kanë provuar se ka pasur mish njerëzish, qensh dhe mace në çanta plastike,’ njoftoi media e lajmeve Mash, e cila ka lidhje me zbatimin e ligjit, sipas “Daily Mail.

“Tani ekspertët janë duke pritur për rezultatet e testimit të ADN-së në mënyrë që të kuptojnë se sa mbetje njerëzish ishin në frigorifer”.

Deri më tani, vetëm pjesët e trupit të Elenës, janë gjetur në disa kavanoza qelqi.

Hetuesit thonë se ende nuk kanë dëshmi të forta për vrasje të mëtejshme.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë