Kobra del nga kondicioneri duke gëlltitur brejtësin e vogël
15/06/2017 - 17:34

Nga kondicioneri presim ajrin e ftohtë gjatë verës apo të ngrohtë gjatë dimrit, por ndodh ndonjëherë që të dalë prej andej edhe një gjarpër jo fort i vogël.

Pronari i një shtëpie në Kinë, filmoi skenën kur gjarpri del nga kondicioneri duke gëlltitur një mi të madh.

Brejtësit e vegjël janë një ushqim i parapëlqyer për zvarranikët dhe kanë rol të rëndësishëm në zinxhirin ushqimor.

Rasti në fjalë tregon se gjarpërinjtë mund të hyjnë në shtëpi nëpërmjet tubave të sistemit të ajrimit. Videoja është shikuar më shumë se 50 milionë herë në Facebook.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close