Kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin, arrestohet mësuesja
06/10/2017 - 17:25

Një mësuese në Londër është arrestuar pasi kishte filluar romancën me një 15-vjecar. Alice McBrearty, 23 vjece ka pranuar se kishte 4 muaj në një marrëdhënie me nxënësin e saj.

Gjykata ka njoftuar se ajo e merrte në një hotel që të kryenin marrëdhënie seksuale, dhe e ka puthur atë në klasë.

Alice e kishte ftuar edhe në shtëpinë e prindërve të saj për të kaluar natën së bashku. Ajo u deklarua fajtore pasi mori shtatë akuza të aktivitetit seksual me një të mitur.

Gjatë seancës gjyqësore u dënua me 16 muaj burg, si dhe i hiqet e drejta për të punuar si mësuese.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter