Ky është vendi ku duhet ta vendosni parfumin
19/06/2017 - 14:21

Të gjithë e dimë rutinën e mëngjesit, kontroll i shpejt në pasqyre për të parë mos kemi njolla të pastës së dhëmbëve dhe një spërkatje parfumi në qafë dhe kyçet e dorës para se të dalim jashtë. Por deri më sot kjo rutinë që keni me vite të tëra, ka qenë e gabuar.

Ne jemi mësuar që ne duhet të vendosim parfum në këto vende, sepse këtu ndodhen pikat tona të pulsit, ku venat janë afër lëkurës dhe mund të ndjejmë impulsin tonë.

Megjithatë, ka edhe disa zona tjera në të cilat duhet të vendosni parfum.

Ndër këto zona është edhe kërthiza. Ajo është një vend i mrekullueshëm  për parfum sipas ekspertëve, pasi nxehtësia e trupit tuaj lejon  që aroma të rrezatojë.

Veç kësaj, ekspertët gjithashtu kanë rekomanduar të vendosni  parfum edhe në bërryla dhe në pjesën e pasme të gjunjëve.  Gjithashtu kanë rekomanduar që të spërkatni parfumin tuaj poshtë kurrizit, sepse lëvizjet tuaja do të përhapin aromën. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento