Lind me aftësi të veçanta, bëhet anëtar jurie për kërcimin ‘break dance’
18/06/2017 - 17:20

Zimbabwean është një djalë nga Amerika që ka lindur me aftësi të vecanta, por dëshira e tij për të kërcyer nuk është ndalur edhe pse mjekët i thanë se nuk mund të ecte kurrë si një fëmijë normal.

Ai përdor paterica ose karrige me rrota për të lëvizur në distanca të gjata, ndërsa për të kaluar nga një vend në një tjetër nuk ka nevojë për ndihmë.

“Kur linda nuk kishte shpresë për mua që të rri apo të eci si një fëmijë normal kështu që duhet të përdorja një karrige me rrota që në moshë të vogël. Blessing Fire është emri im por më njohin edhe si Beat Boy Crystals. Unë kërcej gjithë kohën, mësoj kërcime dhe jam një nga pjesëtarët e jurisë në një kompeticioni për kërcim,” – tha ai për BBC.

Zimbabwean ka nisur që të kërcejë pasi vëllai i tij bën ushtrime gjimnastike dhe në tentativë për ta kopjuar, arriti në disa lëvizje që nuk kishin emër, por në fakt kishin të bënin me kërcimin e johur ‘Break Dance.’

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento