Ndryshon ngjyra e Bosforit. Banorët alarmohen!
16/06/2017 - 11:17

Ngushtica e Bosforit që ndan Kontinentin e Evropës me Azinë, ka pësuar një ndryshim të papritur të ngjyrës në Stamboll të Turqisë, duke transformuar ujërat e tij blu të thellë në një jeshil në blu.

Ndryshimi shkaktoi alarm midis banorëve, të cilët spekuluan se ka ndodhur për shkak të ndotjes ose nga tërmetet e shumta të kohëve të fundit.

Shkencëtarët, megjithatë, kanë përgjigjen e tyre, e cila duhet besuar; ndryshimi i ngjyrës së ujit ka ndodhur për shkak të një ngritje të papritur fitoplanktonit përgjatë Detit të Zi dhe nuk ka arsye për t’u alarmuar.

“Ky është një bekim për Detin e Zi”, tha Ahmet Cemal Saydam, profesor i shkencave të mjedisit në Universitetin Hacettepe.

Fitoplanktoni, organizmat mikroskopikë të fotosintezimit, janë një element kyç i ekosistemeve detare pasi ato konsumohen nga një gamë e gjerë e specieve të detit.

Saydam këmbëngul që ngjyra e re e ujit nuk ka të bëjë me ndotjen, por banorët thanë se ndjenjë një erë të fortë në det, por edhe kjo ka ardhur për shkak të bumit të planktonit.

Edhe satelit Aqua i NASA-s ka kapur gjithashtu imazhe të pabesueshme të ngjyrës së “re”.

Agjencia e hapësirës tha se kur planktoni grumbullohet në një numër të madh, shihet lehtësisht nga hapësira.

Fitoplanktoni e ka kulmin e zhvillimit të tij në muajin qershor.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Close