Njëri nga këta të tre vdes në aksidentin dramatik me motor
09/10/2017 - 22:23

Pamjet shokuese të publikuara në internet tregojnë incidentin dramatik ku një tifoz i garave me motor vdes gjatë një gare të zhvilluar të dielën në Rusi.

Konkursi me garat me motorë u zhvillua në rajonin e Krasnodarit në jug të Rusisë, ndërsa një tifoz u duk se po përpiqej të vraponte nëpër pistë, para se të goditej për vdekje nga motori që shkon drejt tij.

Konkursi u braktis pas aksidentit dhe shërbimi emergjent u thirr në vendin e ngjarjes. Megjithatë, viktima, 46 vjeç, tashmë kishte vdekur nga plagët e tij, pasi disa motorë thuhet se goditën atë.

Një video tronditëse e aksidentit, e filmuar nga një prej spektatorëve dhe u nda gjerësisht në mediat vendase.

Disa dëshmitarë i thanë medias lokale se i vdekuri ishte ndoshta nën ndikimin e alkoolit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter