Njihuni me 3-vjeçarin që arrin të punojë si ndërtues
22/08/2017 - 19:11

Një 3-vjecar mund të quhet si një ndër fëmijët më të aftë pasi arrin të kryejë punë në ndërtimtari.

Liam Mates nga Warwick i Anglisë e ka shikuar me vëmendje babanë e tij se si kryente punë të ndryshme në renovimin e shtëpisë dhe tani po mundohet t’i kryejë vetë.

Veprimet e tij janë të matura dhe me shumë përkushtim, tregojnë se mund të jetë një ndërtimtar i suksesshëm.

“Mënyra si i vendos profilet mes pllakave dhe si kryen matjen, tregojnë se është i përpiktë dhe ka aftësitë e duhura për këtë punë”, – tha babai tij për Dailymail.

Liam gjithashtu sheh filma të animuar dhe emisione televizive ku mund të kuptojë më tepër se si funksionojnë veprime të tilla.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Close